Pages sur ce sujet: [1 2] > | Off topic: Thonë se humori dhe e qeshura të zgjasin jetën... Auteur du fil: Monika Coulson
| Monika Coulson Local time: 05:48 Membre (2001) anglais vers albanais + ... SITE LOCALIZER
Po e hap këtë rubrikë vetëm për të shkruar shaka të ndryshme. Jeni të gjithë të mirëpritur të shkruani shakatë që dini (kuptohet jo me kuptime banale apo fyese). Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.
[Edited at 2003-07-23 03:15] | | | Monika Coulson Local time: 05:48 Membre (2001) anglais vers albanais + ... AUTEUR DU FIL SITE LOCALIZER
Në një spital të çmendurish shkojnë mjekët për të vizituar pacientët dhe për të parë se mos ishte përmirësuar ndonjëri prej tyre. Të gjithë po bënin sikurse po hanin gjellë në pjata bosh.
Vetëm një kishte mbetur ashtu dhe shikonte pjatën.
Shkon njëri nga mjekët për ta pyetur, duke menduar se i kishte ardhur truri në vend :
- Përse nuk po hani dhe ju si të tjerët?
- Po ja, po pres derisa të më ftohet gjella, - pë... See more Në një spital të çmendurish shkojnë mjekët për të vizituar pacientët dhe për të parë se mos ishte përmirësuar ndonjëri prej tyre. Të gjithë po bënin sikurse po hanin gjellë në pjata bosh.
Vetëm një kishte mbetur ashtu dhe shikonte pjatën.
Shkon njëri nga mjekët për ta pyetur, duke menduar se i kishte ardhur truri në vend :
- Përse nuk po hani dhe ju si të tjerët?
- Po ja, po pres derisa të më ftohet gjella, - përgjigjet ai!
[Edited at 2003-07-23 02:40] ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 05:48 Membre (2001) anglais vers albanais + ... AUTEUR DU FIL SITE LOCALIZER
Një e moshuar i lutet një vogëlushi:
- A mund të më ndihmosh ta kaloj rrugën xhan?
- Po, por duhet të presim dritën e gjelbër - përgjigjet djali.
- Ehuuu në të gjelbër e kaloj dhe vetë unë.
| | | Monika Coulson Local time: 05:48 Membre (2001) anglais vers albanais + ... AUTEUR DU FIL SITE LOCALIZER Mos bëj zë... | Jul 23, 2003 |
Një burrë vete te dentisti për të nxjerrë një dhëmballë. E merr ndihmesi dhe i nxjerr dy përnjëherësh. Burri zu të qahet se i nxori dhe një dhëmballë të mirë, po ndihmësi i thotë:
- Mos bëj zë, se të del ustai e të kërkon të paguash për dy! | |
|
|
Rozafa albanais vers anglais + ... Fondet ne bashki | Jul 23, 2003 |
Kafshet e pyllit donin te ndertonin nje banjo publike ne pyll dhe duhet qe te merrnin fonde ne bashki.
Luani si me i forti tha:
-Do shkoj une.
Shkon dhe kthehet duarbosh.
Pas tij shkon dhe elefanti por edhe ky kthehet duarbosh.
- Do shkoj une nje here -tha gomari.
Te gjitha kafshet filluan te qeshin.
Shkon gomari dhe kthehet me cekun ne dore.
- Si ia bere e pyeten kafshet e tjera?
- Po atje te gjithe gomere ishin kusherinj te mi | | | Monika Coulson Local time: 05:48 Membre (2001) anglais vers albanais + ... AUTEUR DU FIL SITE LOCALIZER Dua të le duhanin... | Jul 24, 2003 |
-Dua të le duhanin, por nuk di si t'ja bëj...
-E ke provuar me karamele?
-Po por ato nuk ndizen! | | | Monika Coulson Local time: 05:48 Membre (2001) anglais vers albanais + ... AUTEUR DU FIL SITE LOCALIZER Zoti dhe shqiptari | Oct 30, 2003 |
Amerikani, gjermani dhe shqiptari shkuan për të takuar Zotin. Kur u paraqit amerikani, Zoti u ngrit nga karrigia dhe e përshëndeti. Të njëtën gjë bëri edhe kur u paraqit gjermani. Kur i erdhi radha shqiptarit, Zoti nuk lëvizi nga vendi.
-Pse nuk u ngritët për mua Zot? - pyeti shqiptari.
-Po të ngrihem nga karrigia për ty, kam frikë se më ze vendin - iu përgjigj Zoti. | |
|
|
- Doktor, jam shumë sëmurë. Kudo që të prek më dhëmb shumë. Ja, vë këtë gishtin këtu - më dhëmb, vë këtë gishtin këtej - më dhëmb, vë këtë gishtin nga kjo ana tjetër, prapë më dhëmb. Ç'të jetë doktor?
- Jo edhe aq serioze. Thjeshtë ke thyer gishtin ndaj të dhëmb kudo që e vë. | | |
Një i kamur i jepte gjithmonë një lypsari në një cep rruge lemoshë të majme. Një ditë, ai filloi t'i jepte gjithmonë e më pak. Lypsari e pyeti pse dhe ai u përgjigj se kishte menduar të fillonte një biznes dhe mëkëtë rast duhet të shkurtonte shpenyimet. Meqë lypsari bënte pjesë në shpenzimet e tij, kishte edhe filluar t' jepte gjithmonë e më pak. E lypsari:
- Pse, mo, me patratë e mia do bësh biznes ti?
[Edited at 2003-11-04 08:11] | | | Një fjalë më shumë | Nov 5, 2003 |
Gruaja: - Po the edhe një fjalë unë do të iki tek mamaja ime.
Burri - Taksiiiiiii!!
[Edited at 2003-11-05 10:34] | | | Martuar me mami | Nov 5, 2003 |
Djali - Babi, pse u martove me mani ti?
Babai - Edhe ti çuditesh, hë? | |
|
|
Gjyshja - Moj bijë, si e kishte emrin ai gjermani për të cilin lashë mendtë e kokës?
Mbesa - Altzaimer, gjyshe......... | | |
Gruaja: I dashur, mjeku më tha se për t'u shëruar shpejtë duhet të shkoj një muaj në mal, një muaj në plazh dhe një muaj në fshat. Ku do shkojmë në fillim?
Burri- Tek një mjek tjetër! | | | Gruaja që gatuan | Nov 5, 2003 |
- Gruaja ime gatuan gjëra që të shkrihen në gojë
- Vërtetë, kam mirë gatuan?
- Jo, jo gjellë të ngrira siç i merr nga frigoriferi apo nga supermerkatoja. | | | Pages sur ce sujet: [1 2] > | Aucun modérateur n'est spécifiquement affecté à ce forum Pour rapporter des violations des règles du site ou pour obtenir de l'aide, veuillez contacter l'équipe du site » Thonë se humori dhe e qeshura të zgjasin jetën... Protemos translation business management system | Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!
The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.
More info » |
| Trados Studio 2022 Freelance | The leading translation software used by over 270,000 translators.
Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop
and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |