Pages sur ce sujet: < [1 2 3 4 5 6 7] | Pastërtia e gjuhës shqipe - Mënjanimi i fjalëve të huaja të panevojshme Auteur du fil: Monika Coulson
| Inkludim - përfshirje | Aug 12, 2008 |
Kam redaktuar sot një nga përkthimet më të dobëta që kam parë ndonjëherë. Gramatika e përdorur ishte e një personi që ma ha mendja nuk ka kryer më shumë se 4 vite të arsimimit fillor të ndonjë shkolle shqiptare. Si rrjedhojë e moskuptimit të duhur të gjuhës shqipe, ky përkthyes nuk arrin ta kuptojë as gjuhën angleze. (A nuk i shohim këta tipa shpesh edhe këtu në ProZ?
)
Unë jam i nderuar të them se kam lindur dhe jam rritur në Kosovë, por gjithashtu kam... See more Kam redaktuar sot një nga përkthimet më të dobëta që kam parë ndonjëherë. Gramatika e përdorur ishte e një personi që ma ha mendja nuk ka kryer më shumë se 4 vite të arsimimit fillor të ndonjë shkolle shqiptare. Si rrjedhojë e moskuptimit të duhur të gjuhës shqipe, ky përkthyes nuk arrin ta kuptojë as gjuhën angleze. (A nuk i shohim këta tipa shpesh edhe këtu në ProZ?
)
Unë jam i nderuar të them se kam lindur dhe jam rritur në Kosovë, por gjithashtu kam studiuar shumë gjuhën standarde shqipe (në vendlindjen time dhe në Universitetin Shtetëror të Tiranës) dhe mendoj se e flas dhe e shkruaj në një mënyrë të kuptueshme dhe të qartë. (Nuk jam i përsosur, por të paktën mundohem të arrij aty).
Megjithatë, mësova diçka të re sot: që nuk duhet të pranoj përkthimet e çdo personi aty që kujton se me të folur dy gjuhë, mund të bëhet përkthyes.
Lirim ▲ Collapse | | | "drejtpeshim" dhe "i drejtpeshuar" | Aug 13, 2008 |
në vend të:
- "ekuilibër" dhe "i ekuilibruar"
- "balancë" dhe "i balancuar" | | |
baraspeshë - baraspeshuar? | | |
në vend të "komponent" ...
A do të mund të gjendej një mënyrë më funksionale për ta sistemuar këtë rubrikë, p.sh. në formën e një fjalori. Shoh që bëhet gjithmonë e më e gjatë, e do të jetë ndoshta i nevojshëm lehtësimi në gjetjen e fjalëve të caktuara të përfshira tashmë, me qëllim që:
1. të gjejmë lehtë, nëse na nevojiten në përkthime, fjalë të caktuara të përfshira nga kolegët.
2. të shmangim përfshirjen e përsëritur të ... See more në vend të "komponent" ...
A do të mund të gjendej një mënyrë më funksionale për ta sistemuar këtë rubrikë, p.sh. në formën e një fjalori. Shoh që bëhet gjithmonë e më e gjatë, e do të jetë ndoshta i nevojshëm lehtësimi në gjetjen e fjalëve të caktuara të përfshira tashmë, me qëllim që:
1. të gjejmë lehtë, nëse na nevojiten në përkthime, fjalë të caktuara të përfshira nga kolegët.
2. të shmangim përfshirjen e përsëritur të ndonjë fjale nëse tashmë është përmendur nga kolegë të tjerë.
Pushime të mbara
[Modificato alle 2008-08-13 19:00] ▲ Collapse | |
|
|
Sherefedin MUSTAFA wrote:
baraspeshë - baraspeshuar?
"baraspeshë" dhe "drejtpeshim" më duken sinonime, megjithatë, për siguri, pas një kontrolli të mëtejshëm nëpër fjalorë, vura re që:
I.
-"balancë" e huazuar nga frëngjishtja, mund të zëvendësohet me "peshore" e me "baraspeshim", në varësi të kontekstit (rrethanave?);
-"balancoj" - zëvendësohet me "baraspeshoj" apo "vë në baraspeshë";
II.
-"ekuilibër / ekuilibroj / ekuilibrohet / ekuilibrim " - çerdhe fjalësh e huazuar nga gjuhët neolatine.
Fjala "ekuilibër" mund të zëvendësohet me "baraspeshë" apo "drejtpeshim" (kjo e fundit përdoret për të shënuar gjendjen mendore të një personi që vepron e mendon në mënyrë të matur);
"ekuilibroj / ekuilibrohet" = "baraspeshoj /baraspeshohet", "drejpeshoj / drejpeshohet" ose "vë në baraspeshë / vë në drejpeshim".
Në mënyrë të përmbledhur, vura re që "balancë" kryesisht përket me "baraspeshë", ndërsa "ekuilibër" me "baraspeshë" dhe me "drejtpeshim".
Të përshëndes Sherefedin
[Modificato alle 2008-08-13 22:51] | | | laurenti Local time: 11:08 anglais vers albanais + ... Përshëndetje Gentiana, | Aug 14, 2008 |
Gentiana Kasemi ka shkruar:
A do të mund të gjendej një mënyrë më funksionale për ta sistemuar këtë rubrikë, p.sh. në formën e një fjalori. Shoh që bëhet gjithmonë e më e gjatë, e do të jetë ndoshta i nevojshëm lehtësimi në gjetjen e fjalëve të caktuara të përfshira tashmë, me qëllim që:
1. të gjejmë lehtë, nëse na nevojiten në përkthime, fjalë të caktuara të përfshira nga kolegët.
2. të shmangim përfshirjen e përsëritur të ndonjë fjale nëse tashmë është përmendur nga kolegë të tjerë.
Krijimi i në fjalori të shfrytëzueshëm në linjë apo jashtë linje nuk është i vështirë. Ja si funksionon p.sh. në `gettext':
#. Sa në vijim janë thjesht komente.
#. Shpjegimi i termit në anglisht:
#. "To connect two elements in a data structure by using index variables or pointer variables. A connection between an element in a hypertext document, such as a word, phrase, symbol, or image, and a different element in the document, another document, a file, or a script."
#. Shpjegimi i termit në shqip:
#. "1. Këtu mund të shtohet shpjegimi në shqip, në menyrë që përkthyesi të zgjedhë fjalën e duhur sipas kontekstit, rrethanës përkatëse nëse nuk i mjafton shpjegimi në anglisht."
#. Sa në vijim është përkthimi i shfrytëzueshëm:
msgid "Link"
msgstr "Lidhje"
.... e kështu me rradhë...
Forma e mësipërme është pastaj me lehtësi e transportueshme në formate të tjerë të shfrytëzueshëm në përkthime, sipas programeve që një përkthyes apo tjetri përdor gjatë punës së përditshme (p.sh. CSV, TBX, Wordfast, TMX, TS, XLIFF, etj. ).
Ide të tjera? | | | Përshëndetje Laurenti. | Aug 14, 2008 |
Duhet ta thelloj pak studimin e idesë sate, kur të kem më tepër kohë sepse nuk jam shumë e familjarizuar me kësi praktikash informatike.
Sa për tani, të uroj "Buon ferragosto" e pushime të këndshme të gjithë kolegëve që megjithëse gusht, e hedhin ndonjë sy në proz.com herë pas here | | | Ahmet Murati Allemagne Local time: 11:08 anglais vers albanais + ... Shfrytëzimi i fjalëve të huaja në përkthime | Sep 22, 2008 |
Unë kohëve të fundi kam filluar të punoj si kontrollues i kualitetit të përkthimeve të një produkti telefonik. Aty kam parë që po përdoren fjalë jo shqipe
rasti i fundit ishte për një përkthim të fjalës angleze "carkit" si kiti i makinës, kjo qe e përthyer gabimisht pasi që fjala kit në gjuhën shqipe unë ekziston e ajo përkthehet vegël nga ana tjetër përkthimi i fjalës "car" në shqip nuk ka si term të përshtatshëm makinë se makina ka edhe të llojeve tjera ... See more Unë kohëve të fundi kam filluar të punoj si kontrollues i kualitetit të përkthimeve të një produkti telefonik. Aty kam parë që po përdoren fjalë jo shqipe
rasti i fundit ishte për një përkthim të fjalës angleze "carkit" si kiti i makinës, kjo qe e përthyer gabimisht pasi që fjala kit në gjuhën shqipe unë ekziston e ajo përkthehet vegël nga ana tjetër përkthimi i fjalës "car" në shqip nuk ka si term të përshtatshëm makinë se makina ka edhe të llojeve tjera që nuk lëvizin dot nga vendi. Pra, si përkthim më të përshtatshëm ësht fjale veturë.
Me nderime
Ahmet N Murati ▲ Collapse | |
|
|
konsistent, konsistencë | Sep 24, 2008 |
Diku hasa shprehjen 'përkthim konsistent' ose 'me konsistencë'.
Do të parashtroja 'përkthim i qëndrueshëm' 'qëndrueshmëri në përkthim'
(kundrejt lëkundshmërisë pra, përkthimit jo të njësuar të një termi, atij që e përkthen një fjalë me një kuptim të përcaktuar (në një ambjent gjuhësor të caktuar, p.sh gjuhë e informatikës, e fizikës, etj) jo me të njëjtin term çdo herë. | | | Monika Coulson Local time: 03:08 Membre (2001) anglais vers albanais + ... AUTEUR DU FIL SITE LOCALIZER Mendoj ndryshe për "përkthimin e qëndrueshëm", Albana | Sep 27, 2008 |
Albana Dhimitri wrote:
Diku hasa shprehjen 'përkthim konsistent' ose 'me konsistencë'.
Do të parashtroja 'përkthim i qëndrueshëm' 'qëndrueshmëri në përkthim'
(kundrejt lëkundshmërisë pra, përkthimit jo të njësuar të një termi, atij që e përkthen një fjalë me një kuptim të përcaktuar (në një ambjent gjuhësor të caktuar, p.sh gjuhë e informatikës, e fizikës, etj) jo me të njëjtin term çdo herë.
Albana,
Edhe pse vetë fjala "consistent" mund të përkthehet në varësi të kontekstit si "i qëndrueshëm", kur vjen puna tek "consistent translation" nuk mendoj se ka kuptim, apo tingëllon shqip po të thuash "përkthim i qëndrueshëm".
Kur dëgjon frazën "përkthim i qëndrueshëm", të jepet ideja që përkthimi qëndron, pra është i saktë dhe jo i gabuar. Në këtë rast "consistent translation" nuk ka atë kuptim, por ka kuptimin që përkthimi ka njëtrajtësi, ka vijueshmëri, ose ka lidhje logjike. Do të thotë që si në fillim, ashtu edhe në mes dhe deri në fund të tij, përkthyesi ka ruajtur njëtrajtësinë e përkthimit.
Përkthimi i fjalës "consistent" si "qëndrueshmëri" ka kuptim në rastin e lëndëve kimike, por jo të përkthimit.
Duhet patur kujdes që të mos përkthehet fjala, por ideja e frazës.
Gjithë të mirat,
Monika
[Edited at 2008-09-27 15:33] | | |
Sferë – rruzull (p.sh. rruzull metalik),
sferik –rruzullor (p.sh. toka është rruzullore),
urgjent – i ngutshëm (p.sh. problem i ngutshëm),
adaptim – përshtatje (p.sh. përshtatja rrethanave),
personal – vetjak (p.sh. kujdes vetjak),
rezultat – rrjedhim/rrjedhojë (p.sh. rrjedhojat e veprimtarisë),
abuzim – shpërdorim (p.sh. shpërdorimi i besimit),
konkluzion – përfundim (p.sh. p�... See more Sferë – rruzull (p.sh. rruzull metalik),
sferik –rruzullor (p.sh. toka është rruzullore),
urgjent – i ngutshëm (p.sh. problem i ngutshëm),
adaptim – përshtatje (p.sh. përshtatja rrethanave),
personal – vetjak (p.sh. kujdes vetjak),
rezultat – rrjedhim/rrjedhojë (p.sh. rrjedhojat e veprimtarisë),
abuzim – shpërdorim (p.sh. shpërdorimi i besimit),
konkluzion – përfundim (p.sh. përfundimet e nxjerra),
klasifikim – renditje (p.sh. renditja e gjitarëve,
fenomen – dukuri (p.sh.dukuritë fizike),
substancë- lëndë (p.sh. lëndët hyrëse në reaksion),
mobilie – orendi (p.sh. orenditë shtëpiake),
ekstrem (mb) - skajor, i skajshëm (p.sh. qëndrim i skajshëm/skajor),
ektremitet – skajshmëri (p.sh. skajshmëria e reagimit),
xham – qelq (p.sh. qelqi i dritares), etj.
Kuptohet që fjalët e sipërpërmendura kanë disa kuptime, të cilat mund të mos mbulohen tërësisht nga fjala shqipe, ose (shumë herë) fjala e huaj ka hyrë në përdorim të gjerë dhe e ka mënjanuar fjalën shqipe duke e cunguar atë nga ana sematike dhe duke e bërë të duket e huaj.
Por, duke i përdorur fjalët shqipe me kujdes e në mënyrë kritike që përkthimi të jetë i kuptueshëm e jo i çuditshëm (në fund të fundit ideja është të përçohet mendimi) dhe duke gjetur mënyra të ndryshme (si p.sh. ideja e Gentianës për përdorimin krahas të fjalës shqip dhe në kllapa asaj të huaj , ose anasjelltas) të mos i lemë ato të ndryshken e të braktisen.
Monika, faleminderit për vërejtjet lidhur me përkthimin e qëndrueshëm. Mendoj se sugjerimi yt i njëtrajtshëm (i njëllojtë a i njëjtë gjatë gjithë kohës, i padrysheshëm) do të ishte vërtet më tërësor e i saktë në këtë shprehje. Pajtohem me të.
Pëshëndetje e përkthime të mbara të gjithëve! ▲ Collapse | | | buli11 Local time: 11:08 anglais vers albanais Mendoj ndryshe për faqe interneti | Oct 21, 2008 |
Eva T wrote:
Shpesh e shikoj fjalën "website" të lënë ashtu në anglisht, edhe kur materiali është në shqip. Në rradhë të parë, gjuha shqipe nuk ka asnjë shkronjë "w". E dyta, kjo fjalë mund të përkthehet si "faqe interneti" në shqip, për të mënjanuar përdorimin e fjalës së huaj "website" dhe shëmtimin e gjuhës shqipe me shkronja që nuk janë shqipe.
[Subject edited by staff or moderator 2004-09-12 15:13]
website nuk mund të përkthehet si faqe interneti,pasi që web page është ajo fjalë që përkthehet ashtu.Dallimi mes këtyre dy fjalëve qëndron në atë se website është bashkësia e të gjitha dokumenteve në nje apo më shumë servere, pra bashkësia e faqeve të internetit(wabpage).
Për ta kuptuar më lehtë po ua jap një shembull: www.proz.com është website ose web location (ndoshta mund të përkthehej si "vendndodhje interneti"), ndërsa vetëm kjo faqe në të cilën tash jeni duke shikuar pa shtypur askund është faqe interneti, e nëse shtypni në ndonje lidhje (link) të kësaj faqe, atëherë nuk jeni duke e shfletuar vetëm këtë faqe interneti,por po e shfletoni website (që nuk jam i sigurt si t'i them në shqip).
Pra faqja e internetit është vetëm një dokument prej së cilës përbëhet website.
Për website siç e thash më parë ndoshta term i barasvleshëm do të ishte "vendndodhje interneti"
Shpresoj të jem i qartë.
[Edited at 2008-10-21 14:11]
[Edited at 2008-10-21 14:45]
[Edited at 2008-10-21 14:45] | | | Pages sur ce sujet: < [1 2 3 4 5 6 7] | Aucun modérateur n'est spécifiquement affecté à ce forum Pour rapporter des violations des règles du site ou pour obtenir de l'aide, veuillez contacter l'équipe du site » Pastërtia e gjuhës shqipe - Mënjanimi i fjalëve të huaja të panevojshme Anycount & Translation Office 3000 | Translation Office 3000
Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.
More info » |
| Trados Studio 2022 Freelance | The leading translation software used by over 270,000 translators.
Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop
and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |