Fjalë që nuk mund të përkthehen me një fjalë të vetme
Auteur du fil: aneta_xh
aneta_xh
aneta_xh  Identity Verified
anglais vers albanais
+ ...
Aug 20, 2004

por që duhet ta thuash përkthimin me anë të disa fjalëve.

Psh si do ta përkthenit fjalën "hazardous" në rastin "hazardous food". Në këtë rast nuk mund të përkthehet si "ushqime të rrezikshme/të dëmshme", pasi nuk e ka atë kuptim. E ka kuptimin për ushqimet që kanë mundësi rreziku kur prishen apo lihen për një kohë të gjatë jashtë frigoriferit.

A keni ndonjë fjalë tjetër që nuk mund të përkthehet me një fjalë të vetme? Mendoj se do të
... See more
por që duhet ta thuash përkthimin me anë të disa fjalëve.

Psh si do ta përkthenit fjalën "hazardous" në rastin "hazardous food". Në këtë rast nuk mund të përkthehet si "ushqime të rrezikshme/të dëmshme", pasi nuk e ka atë kuptim. E ka kuptimin për ushqimet që kanë mundësi rreziku kur prishen apo lihen për një kohë të gjatë jashtë frigoriferit.

A keni ndonjë fjalë tjetër që nuk mund të përkthehet me një fjalë të vetme? Mendoj se do të ishte interesante t'i shkruanim këtu.

Çdo të mirë.
Collapse

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 03:15
Membre (2001)
anglais vers albanais
+ ...
SITE LOCALIZER
Disposable :) Aug 20, 2004

Unë e përkthej fjalën "disposable" si "me një përdorim të vetëm", pra hyn në kategorinë e fjalëve që nuk mund të përkthehen me një fjalë të vetme. Kuptohet, që fjala "disposable" mund të përkthehet edhe si "i flakshëm/e flakshme", por ja që sikur nuk më tingëllon aq mirë po të them: "dorezë e flakshme" për "disposable glove". Në këtë rast më tingëllon më mirë po të them "dorezë me një përdorim të vetëm". Kuptohet që qëndron problemi i përdorimit të shu... See more
Unë e përkthej fjalën "disposable" si "me një përdorim të vetëm", pra hyn në kategorinë e fjalëve që nuk mund të përkthehen me një fjalë të vetme. Kuptohet, që fjala "disposable" mund të përkthehet edhe si "i flakshëm/e flakshme", por ja që sikur nuk më tingëllon aq mirë po të them: "dorezë e flakshme" për "disposable glove". Në këtë rast më tingëllon më mirë po të them "dorezë me një përdorim të vetëm". Kuptohet që qëndron problemi i përdorimit të shumë fjalëve, por ama kuptimi jepet më drejt mendoj kur përkthehet me ndihmën e disa fjalëve sesa të një fjale të vetme.

Monika

[Edited at 2004-08-20 05:22]
Collapse

Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 03:15
Membre (2001)
anglais vers albanais
+ ...
SITE LOCALIZER
Provider Sep 2, 2004

Në varësi të kontekstit, provider mund të përkthehet me fjalë të ndryshme, si p.sh. ekonomat, furnizues etj.

Por në rastin e shprehjes medical provider zakonisht e përkthej si ofrues i shërbimit mjekësor. Një medical provider mund të jetë mjek,
... See more
Në varësi të kontekstit, provider mund të përkthehet me fjalë të ndryshme, si p.sh. ekonomat, furnizues etj.

Por në rastin e shprehjes medical provider zakonisht e përkthej si ofrues i shërbimit mjekësor. Një medical provider mund të jetë mjek, mund të jetë infermier, ndihmësmjek, etj., etj.

Collapse

Eva T
Eva T
anglais vers albanais
+ ...
Toddler Sep 26, 2004

Në anglisht fjala toddler përfshin fëmijët nga mosha një deri në tri vjeç. Ndërsa në shqip nuk kemi një ndarje të tillë të këtij grupi moshor, kështu që unë e përkthej fjalën "toddler" si "fëmijët e moshës 1-3 vjeç" nëse flitet në përgjithësi, ose "fëmijë i vogël" nëse flitet për një fëmijë të veçantë.

Shëndet të gjithëve.

andrida
andrida
Local time: 11:15
anglais
+ ...
Fjala disposable Jul 28, 2008

Monika Coulson wrote:

Unë e përkthej fjalën "disposable" si "me një përdorim të vetëm", pra hyn në kategorinë e fjalëve që nuk mund të përkthehen me një fjalë të vetme. Kuptohet, që fjala "disposable" mund të përkthehet edhe si "i flakshëm/e flakshme", por ja që sikur nuk më tingëllon aq mirë po të them: "dorezë e flakshme" për "disposable glove". Në këtë rast më tingëllon më mirë po të them "dorezë me një përdorim të vetëm". Kuptohet që qëndron problemi i përdorimit të shumë fjalëve, por ama kuptimi jepet më drejt mendoj kur përkthehet me ndihmën e disa fjalëve sesa të një fjale të vetme.

Monika

[Edited at 2004-08-20 05:22]

Përshëndetje Monika,

Ndoshta është me shumë vonesë kjo ndërhyrje, por mendoj se një variant më i mirë për këtë fjalë do të ishte "Njëpërdorimëshe". Pra "Dorezë njëpërdorimëshe". Besoj se kuptimi del qartë dhe nuk është e nevojshme të përdoren disa fjalë.

Gjithë të mirat,
Andrida

Gentiana Kasemi
Gentiana Kasemi  Identity Verified
France
Local time: 11:15
albanais vers italien
+ ...
Përshëndetje Samir! Jul 30, 2008

"Kur përpiqemi të formojmë fjalë të përbëra në shqipe, duhet të mendojmë sa për korrektësi gramatikore, aq edhe për bukurzaninë e ndërtimit të ri. Pastaj një përkthim i mirë nuk është përherë një përkthim i fjalëpërfjalshëm, po një përkthim i përshtatur idiomatikisht, që përjetohet sikurse të jetë një origjinal i papërkthyer."

Ke më se të drejtë Samir, jam dakord me ty.

Megjithatë më duhet të të kundërshtoj përsa i përket a
... See more
"Kur përpiqemi të formojmë fjalë të përbëra në shqipe, duhet të mendojmë sa për korrektësi gramatikore, aq edhe për bukurzaninë e ndërtimit të ri. Pastaj një përkthim i mirë nuk është përherë një përkthim i fjalëpërfjalshëm, po një përkthim i përshtatur idiomatikisht, që përjetohet sikurse të jetë një origjinal i papërkthyer."

Ke më se të drejtë Samir, jam dakord me ty.

Megjithatë më duhet të të kundërshtoj përsa i përket asaj çfarë shpreh mbi propozimin e Andridës "njëpërdorimësh/njëpërdorimëshe" (në formën e një mbiemri të panyjshëm): mund të të siguroj që nga përvoja ime si shqipfolëse, kjo fjalë përdoret si në spitale ashtu edhe nga njerëzit e thjeshtë në përgjithësi - të paktën ata që kam njohur unë
Mua më duket se rrjedh mjaft natyrshëm si fjalë.

Gjithashtu do të shtoja që kam vënë re që edhe versioni i Monikës "me një përdorim të vetëm" përdoret por me një prirje në gjuhën e folur për t'i hequr "të vetëm".
Ndoshta është më i përshtatshëm në tekste të shkruara duke u alternuar me versionin më sintetik të Andridës.

Shëndet
Gentiana

[Modificato alle 2008-07-30 09:19]
Collapse

Gentiana Kasemi
Gentiana Kasemi  Identity Verified
France
Local time: 11:15
albanais vers italien
+ ...
Nja dy saktësime Aug 2, 2008

I.
[Fakti që shumë vetë thonë "ndjej" për "ndiej", nuk do të thotë që "ndjej" është e drejtë, sepse "ndjej" nuk ka as bazë dialektale e as arsyetim të mirëfilltë gramatikor, po është një keqkuptim relativisht i ri i veçorive të gjuhës standarde dhe një shprehje e paditurisë së gjeneratave të reja në lidhje me zgjedhimin e foljeve të vjetra parregullta shqipe, ashtu si "thoja-thonin" për "thosha-thoshin".]

Natyrisht "ndjej" dhe "thoja/thonin" janë g
... See more
I.
[Fakti që shumë vetë thonë "ndjej" për "ndiej", nuk do të thotë që "ndjej" është e drejtë, sepse "ndjej" nuk ka as bazë dialektale e as arsyetim të mirëfilltë gramatikor, po është një keqkuptim relativisht i ri i veçorive të gjuhës standarde dhe një shprehje e paditurisë së gjeneratave të reja në lidhje me zgjedhimin e foljeve të vjetra parregullta shqipe, ashtu si "thoja-thonin" për "thosha-thoshin".]

Natyrisht "ndjej" dhe "thoja/thonin" janë gabime në të shkruar apo në të folur dhe, do të shtoja, nuk i përkasin vetëm brezave të rinj.

II.
[Prandaj përdorimi i një fjale nga një numër i madh njerëzish nuk është përherë argument për korrektësinë e saj në suaza të standardit gjuhësor.]

Ke të drejtë, madje edhe unë nuk e kam vënë asnjëherë në dyshim vërtetësinë e këtij fakti.

Përsa i përket mbiemrit në fjalë vazhdoj të qëndroj e mendimit që "njëpërdorimësh/njëpërdorimëshe" është më e përshtatshme sesa "i/e njëpërdorimësh" apo "me përdorim të njëhershëm". Këto dy të fundit nuk më duken zgjedhjet e duhura pikërisht në bazë të kritereve të përshtatshmërisë me strukturën gramatikore, stilistike dhe pragmatike të shqipes, të cilat i ke përmendur edhe ti vetë Samir, megjithëse nga një këndvështrim paksa i ndryshëm nga imi.

Me kaq po e mbyll, për t'iua lënë vendin shembujve të tjerë të mundshëm të kolegëve mbi fjalë që nuk mund të përkthehen me një fjalë shqipe të vetme

Shëndet!

P.S. Siç mund të vihet re, ana teknike e citimit të thënieve të të tjerëve në forum, nuk është një ndër pikat e mia të forta - për të cituar kam përdorur kllapat katrore, shpresoj të jetë e kuptueshme.

[Modificato alle 2008-08-02 16:28]
Collapse

Gentiana Kasemi
Gentiana Kasemi  Identity Verified
France
Local time: 11:15
albanais vers italien
+ ...
Sa për analogji.. Aug 3, 2008

Duke qenë që një ndër mënyrat e fjalëformimit në gjuhën shqipe bazohet pikërisht mbi analogjinë me fjalë ekzistuese, ja ku po të jap disa shembuj analogë:

- pallat dykatësh/trikatësh;
- fjalor dygjuhësh;
- temë dyvariantëshe;
- kompozita tregjymtyrëshe;
- figurë trekëndëshi;
- flamur dyngjyrësh;
- fjalë njëtrajtëshe;
- barkë njëtrungëshe;
- botim njëvëllimësh

sikurse:
- dorashkë nj

- dorashkë njëpërdorimëshe

Katër shembujt e parë janë marrë nga "Konferenca shkencore - Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot", botim i Akademisë së Shkencave, 2003.
Tre të fundit janë marrë nga FGjSSh: aty shembuj të tillë janë të panumërt.

Nga ana tjetër, në mbështetje të idesë sate mbi "i njëhershëm", do të shtoja që fjalori i shqipes thotë që kjo fjalë ka këto kuptime:
1. i dikurshëm;
2. që bëhet vetëm një herë;
3. që kryhet në të njëjtën kohë.

Pra, mund të përdoret "i njëhershëm" (në kuptimin e dytë) për "disposable", duke marrë parasysh, ama, rrezikun që një pjesë e mirë e shqiptarëve do ta marrin me kuptimin e parë të fjalës - "i dikurshëm", apo me të tretin - "që kryhet në të njëjtën kohë".

Përdorimi apo jo në shkallë të gjerë i një fjale (të re), ligjëson vazhdimësinë e qenies apo zhdukjen e kësaj fjale nga pasuria leksikore e gjuhës së një populli, në një epokë të caktuar. Siç përmenda më lart, "njëpërdorimëshe" përdoret tashmë në Shqipëri - nëse do të mbijetojë, - këtë do ta tregojë koha. E njëjta gjë vlen për çfarëdolloj versioni tjetër ("i njëhershëm" apo "i njëpërdorimshëm") me përhapje të gjerë mes shqiptarëve, qofshin ata brenda apo jashtë Shqipërisë.

Gentiana

P.S.
Me sa di unë, themi:
- i dykuptimtë (sikurse "i dykuptimshëm")
- i drejtpërdrejtë (por jo "i drejtpërdrejtshëm" - hera e parë që e dëgjoj) (krs: FGjSSh)

[Modificato alle 2008-08-04 02:08]
Collapse

Aucun modérateur n'est spécifiquement affecté à ce forum
Pour rapporter des violations des règles du site ou pour obtenir de l'aide, veuillez contacter l'équipe du site »

Fjalë që nuk mund të përkthehen me një fjalë të vetme

TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »
Trados Studio 2022 Freelance
The leading translation software used by over 270,000 translators.

Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.

More info »