Pema e gjuhëve indo-evropiane
Auteur du fil: Monika Coulson
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 06:35
Membre (2001)
anglais vers albanais
+ ...
SITE LOCALIZER
Dec 10, 2004

Edhe pse mund ta keni parë tashmë këtë pemë, mendoj se është me interes për të gjithë.


Pema e gjuhëve indo-evropiane:
http://www.eliznik.org.uk/RomaniaHistory/language_tree_2.htm




 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albanie
Local time: 14:35
Membre (2003)
anglais vers albanais
+ ...
Vërtetë interesante Dec 10, 2004

Unë kisha parë një version tjetër të kësaj radhitjete gjuhësh, por edhe kjo më pëlqeu, t'ju them të drejtën. Unë nuk e di nëse ju ndjeheni apo jo krenarë për këtë çështje (unë po) por kam hasur në një diskutim mbushur me kundërshti në një faqe tjetër interneti. Aty nga disa thuhej se nuk kishte kurrëfarë rëdnësie kjo radhitje, dhe se nuk e kuptonte se pse ndiheshin të tjerët krenarë. Argumenti i tij ishte se nuk kishte vend për krenari, kur shumica e shqiptarëv... See more
Unë kisha parë një version tjetër të kësaj radhitjete gjuhësh, por edhe kjo më pëlqeu, t'ju them të drejtën. Unë nuk e di nëse ju ndjeheni apo jo krenarë për këtë çështje (unë po) por kam hasur në një diskutim mbushur me kundërshti në një faqe tjetër interneti. Aty nga disa thuhej se nuk kishte kurrëfarë rëdnësie kjo radhitje, dhe se nuk e kuptonte se pse ndiheshin të tjerët krenarë. Argumenti i tij ishte se nuk kishte vend për krenari, kur shumica e shqiptarëve flasin e shkruajnë një shqipe të keqe. E mendova gjatë atë që thoshte ky person dhe prapë se prapë unë vazhdova të ndjehem krenare. Do të vijë shpejtë (shpresoj) koha kur shkolla në Shqipëri do bëhet më serioze dhe gjendja do të jetë më e mirë. Përveç kësaj mendova edhe një gjë tjetër (për të cilën gjithashtu jam krenare): unë nuk besoj se janë pak 500 vjet pushtimi të huaj (otoman) i cili nuk bëri gjë tjetër veçse mbytje dhe denigrim të gjuhës dhe kulturës shqiptare. Besoj se nuk ka nevojë të them se sa e si rrojti, u trashëgua dhe arriti në gjëndje shumë të mirë deri tek ne. Janë dashur edhe më pak ne vende të tjera për te zhdukur fare gjuhën e një vendi, si p.sh. këtu në Ukrainë ku jam unë.

Isha shume e bindur se të dyja gjuhët ishin shumë të ngjashme, mirëpo u binda këtu se kjo nuk ishte e vërtetë. Fatkeqësisht këtu vetëm një pjesë e popullatës së vendit flet rrjedhshëm ukrainisht, ka një grup që e kupton dhe ka një shumicë që as nuk e flet dhe as nuk e kupton. E kam shumtë të qartë që shumë familje këtu janë ruse dhe se regjimi që impononte gjuhën ruse ishte edhe më i rreptë se sa ai otoman, ndoshta. Ka edhe të tjerë faktorë, të them të drejtën, që ndikojnë në situata të këtij lloji, por ajo që doja të thoja është se jam krenare sidomos për faktin se shqipja ka rezistuar shume mirë një kohë kaq të gjatë dhe se kjo nuk ndodh kudo.

Paçi një fund-jave të mirë,

Fabiana
Collapse


 
anxhela
anxhela
Local time: 14:35
anglais vers albanais
+ ...
faleminderit Monika May 25, 2005

Shume interesante
Po sipas ketij grafiku Ilirishtja na del memma e te gjitha gjuheve,apo gabohem?


 


Aucun modérateur n'est spécifiquement affecté à ce forum
Pour rapporter des violations des règles du site ou pour obtenir de l'aide, veuillez contacter l'équipe du site »


Pema e gjuhëve indo-evropiane






Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

Buy now! »
Trados Business Manager Lite
Create customer quotes and invoices from within Trados Studio

Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.

More info »