Shqipja në Shkup, gjuhë zyrtare
Auteur du fil: Monika Coulson
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 06:59
Membre (2001)
anglais vers albanais
+ ...
SITE LOCALIZER
Oct 22, 2004

Shqipja në Shkup, gjuhë zyrtare

Dje u bë e ditur, megjithëse jo e konfirmuar zyrtarisht, se në Shkup përveç gjuhës maqedonase, gjuhë zyrtare do të jetë edhe gjuha shqipe. Ndërkohë, qyteti i Strugës do të jetë me shumicë shqiptare, ndërsa Kërçova do të ngelë në kufijtë ekzistues.

Pas një muaj e gjysëm bisedimesh, partitë politike, të cilat formojnë koalicionin qeveritar në Maqedoni, Lidhja Socialdemokrate, Partia Liberaldemokrate dhe Partia
... See more
Shqipja në Shkup, gjuhë zyrtare

Dje u bë e ditur, megjithëse jo e konfirmuar zyrtarisht, se në Shkup përveç gjuhës maqedonase, gjuhë zyrtare do të jetë edhe gjuha shqipe. Ndërkohë, qyteti i Strugës do të jetë me shumicë shqiptare, ndërsa Kërçova do të ngelë në kufijtë ekzistues.

Pas një muaj e gjysëm bisedimesh, partitë politike, të cilat formojnë koalicionin qeveritar në Maqedoni, Lidhja Socialdemokrate, Partia Liberaldemokrate dhe Partia shqiptare "Bashkimi Demokratik për Integrim" e ish-kreut të UÇK-së, Ali Ahmeti, kanë arritur një marrëveshje për formën e re të ndarjes administrative në vend. Ndërkohë, po dje nga burime informative brenda koalicionit qeveritar, merret vesh se qytetit të Shkupit do t'i bashkangjiten dy komuna rurale të banuara kryesisht me shqiptarë, Saraji dhe Kondova, me të cilët përqindja e shqiptarëve në Shkup do ta kalojë shifrën e 20 përqindëshit, që kushtëzon sipas Kushtetutës vendase, përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare edhe në Shkup. Edhe qytetit të Strugës do t'i bashkëngjiten komuna rurale të banuara me shqiptarë, me çka shqiptarët në këtë qytet do të shkojnë mbi 50 për qind.
Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albanie
Local time: 14:59
Membre (2003)
anglais vers albanais
+ ...
Lajm i mirë, Monika Oct 23, 2004

Të paktën mua më duket lajm i mirë. Kur isha në Maqedoni herën e fundit (që ka qenë nja një vit e gjysëm më parë) jam takuar me ndër të tjerë me një familje maqedonase me të cilët tashmë kemi miqësi familjare (pasi punuam me sukses së bashku). Ata janë nga Tetova, dhe jo nga kombësia shqiptare. Çifti (miqtë tanë) e kuptonin shqipen dhe bile njëri nga ata edhe mund të përgjigjej me fjali të thjeshta në shqip. Ajo që doja t'ju tregoja ishte se fëmijët e tyre janë... See more
Të paktën mua më duket lajm i mirë. Kur isha në Maqedoni herën e fundit (që ka qenë nja një vit e gjysëm më parë) jam takuar me ndër të tjerë me një familje maqedonase me të cilët tashmë kemi miqësi familjare (pasi punuam me sukses së bashku). Ata janë nga Tetova, dhe jo nga kombësia shqiptare. Çifti (miqtë tanë) e kuptonin shqipen dhe bile njëri nga ata edhe mund të përgjigjej me fjali të thjeshta në shqip. Ajo që doja t'ju tregoja ishte se fëmijët e tyre janë të dy në Universitet në Shkup dhe po merrnin edhe mësime të gjuhës shqipe, pasi ata e parashikonin që shqipja shpejtë do të bëhej zyrtare në Shkup. Njëri nga ata do të bëhet psikolog e tjetri arkitekt dhe të dy mendonin se patjetër duhej të flisnin gjuhët zyrtare të vendit. Që atëherë (që para dy vjetësh) aty organizatat ndërkombëtare kishin filluar të punësonin njerëz që të zotëronin jo vetëm maqedonishten, por edhe shqipen. Së paku ata që unë njihja mendonin se kjo ishte një gjë e mirë dhe se do të ndihmonte që të nxiste edhe më barazinë midis të gjithëve aty në Maqedoni.

Monika, a di nëse kjo do të thotë që p.sh. dikush mund të shkruaj një dokument zyrtar në shqip dhe kjo të jetë e pranueshme dhe e ligjshme? Që në Kuvendin e Maqedonisë dikush mund të ngrihet e të flasë shqip e kjo të jetë në rregull? Më falni nëse pyetja ime ju duket naive, por mbaj mend që diskutimet kur isha unë aty ishin deri në nivelin e të drejtës së përdorimit të shqipes në shkolla / universitete.

Gjithësesi, mua ë vjen të uroj popullatën me kombësi shqiptare në Maqedoni për këtë vendim.

Paçi një fundjave të mirë, Fabi
Collapse


 


Aucun modérateur n'est spécifiquement affecté à ce forum
Pour rapporter des violations des règles du site ou pour obtenir de l'aide, veuillez contacter l'équipe du site »


Shqipja në Shkup, gjuhë zyrtare






TM-Town
Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business

Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.

More info »
Wordfast Pro
Translation Memory Software for Any Platform

Exclusive discount for ProZ.com users! Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value

Buy now! »