Përdorime të drejta apo të gabuara?
Auteur du fil: Ledja
Ledja
Ledja  Identity Verified
Royaume-Uni
Local time: 23:52
anglais vers albanais
+ ...
Oct 29, 2012

Më kanë vrarë veshin herë pas here disa terma të përdorur dendur nga media shqiptare kohët e fundit dhe desha të ngre diskutimin këtu nëse ju duken apo jo të saktë në aspekte të ndryshme, jo thjesht gramatikore. Nuk më vijnë të tërë në mend për momentin, por do t'i rikthehem temës kur të has të tjerë; për sot, ja dy të tillë:

1.
SHBA-të (dhe me radhë: SHBA-ve etj.)
Mua më duket krejtësisht i pasaktë ky lloj përdorimi i mbaresës me vizë
... See more
Më kanë vrarë veshin herë pas here disa terma të përdorur dendur nga media shqiptare kohët e fundit dhe desha të ngre diskutimin këtu nëse ju duken apo jo të saktë në aspekte të ndryshme, jo thjesht gramatikore. Nuk më vijnë të tërë në mend për momentin, por do t'i rikthehem temës kur të has të tjerë; për sot, ja dy të tillë:

1.
SHBA-të (dhe me radhë: SHBA-ve etj.)
Mua më duket krejtësisht i pasaktë ky lloj përdorimi i mbaresës me vizë lidhëse në këtë rast. Si mund të thuhet "Shtetet e Bashkuara të Amerikave"??? Mbaresa i përket thjesht emërtimit të shkurtuar dhe pikërisht shkronjës A, pra A-ja, A-së etj. Në rast të kundërt, duhet thënë gjithashtu OKB-të, apo jo?

Me sa di unë, rregullat e shkrimit nuk kanë ndryshuar nga ato që janë parashtruar këtu:

http://www.drejtshkrimi.net/ndaras/068
"emërtimet e shkurtuara të institucioneve, të zyrave, të ndërmarrjeve, të organizatave etj.; viza lidhëse në këtë rast vihet midis tyre dhe nyjës së prapme ose mbaresës:

SMT-ja e Lushnjës, punonjësit e NB-ve, Komiteti Qendror i BRPSH-së, sesioni i 28-të i OKB-së, Shtabi i ABD-së, korrespondentët e ATSH-së, nëpunësit e PTT-së, oxhaku i TEC-it, anëtarët e BRASH-it, rregullorja e FIFA-s etj."


2.
Që nga koha e zgjedhjes së presidentit aktual amerikan, standardi i emërtimit të etnisë së tij ka qenë: "me ngjyrë". Nuk e di në e kanë dhe të tjerë shqiptarë në diasporë këtë ndjesi, po mua personalisht më skandalizon ky term. Është përshtatur në shqip nga një burim fjale që në anglisht konsiderohet ofendues dhe demode.

http://oxforddictionaries.com/definition/english/coloured

Për më tepër, ja një artikull paksa i vjetër (2006), por mëse qartësues:
http://news.bbc.co.uk/1/hi/magazine/6132672.stm

Mua më rënë në një numër rastesh të përkthej listën e etnive në formularë të ndryshëm dhe nuk do ta përktheja kurrë "black" në këtë mënyrë.

Ç'ofendim mund të paraqesë fjala e përdorur historikisht në fjalorin tonë (dhe artikujt më poshtë):

ZEZAK m. sh.
Njeri i racës së zezë. Zezakët e Afrikës. Lufta e zezakëve. Të drejtat e zezakëve.
ZEZAK mb.
1. Që është i racës së zezë, që i përket racës së zezë (për njeriun). Popullsia
zezake. Punëtorët zezakë. Udhëheqës zezak.
2. Që u takon zezakëve, që është për zezakët; që bëhet nga zezakët. Getot
zezake. Lëvizja zezake.

http://www.albinfo.ch/jeta-në-zvicër/shkurtch/pse-të-bardhët-vrapojnë-me-ngadalë-ose-pse-zezakët-vrapojnë-më-shpejt-83835
http://albanian.irib.ir/lajme/politike/item/101574-zezaket-amerikane-gjithnje-e-me-te-diskriminuar
Collapse


Dr Luka
 
Dr Luka
Dr Luka
Albanie
Local time: 00:52
anglais vers albanais
Re:Përdorime të drejta apo të gabuara? Dec 29, 2019

Ky është një problem që shumë veta e anashkalojnë. Problemi është si në institucione ashtu edhe në media një shpjegim për këtë është një artikull interesant SHBA-të apo SHBA-ja pra nga momenti që përmendet si një trup i vetëm merr prapashtesën ja, së.

 


Aucun modérateur n'est spécifiquement affecté à ce forum
Pour rapporter des violations des règles du site ou pour obtenir de l'aide, veuillez contacter l'équipe du site »


Përdorime të drejta apo të gabuara?






Trados Studio 2022 Freelance
The leading translation software used by over 270,000 translators.

Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.

More info »
Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »