Off topic: Bekimi i bukës dhe ushqimit nuk ndeshet në asnjë vend të Evropës Auteur du fil: aneta_xh
|
Kur për herë të parë iu desh të celebronte javën e madhe të Pashkëve në Tiranë, Padre Xhek u gjend krejt i papërgatitur. Nuk arrinte të kuptonte se përse katolikët shqiptarë vinin në kishë me shporta me ushqime dhe kërkonin që ai t’i bekonte. Një rit i tillë nuk ekzistonte në Itali. “Ky është një rit që e kam ndeshur vetëm në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër të Evropës”,- thotë Padre Xhek që shërben në kishën Katolike në rrugën e Kavajës. Sipas ti... See more Kur për herë të parë iu desh të celebronte javën e madhe të Pashkëve në Tiranë, Padre Xhek u gjend krejt i papërgatitur. Nuk arrinte të kuptonte se përse katolikët shqiptarë vinin në kishë me shporta me ushqime dhe kërkonin që ai t’i bekonte. Një rit i tillë nuk ekzistonte në Itali. “Ky është një rit që e kam ndeshur vetëm në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër të Evropës”,- thotë Padre Xhek që shërben në kishën Katolike në rrugën e Kavajës. Sipas tij, bekimi i bukës e ushqimeve ndoshta lidhet me ndonjë festë pagane, e cila i ka rezistuar kohërave dhe është futur mes riteve të krishtera. “Në fillim jam gjendur i papërgatitur, por më vonë, u mësova e për mua edhe ky rit është një shenjë besimi e këtyre njerëzve që kanë vuajtur shumë”,- shton ai. Më tej tregon se këtij riti i është dhënë karakter fetar, duke u kujtuar besimtarëve që këto të mira janë dhuratë e Zotit dhe njëkohësisht ata duhet të kujtohen edhe për të varfrit që nuk kanë. Madje tradicioni i vezës së kuqe, sipas tij në Shqipëri është shumë i shenjtë, ndërsa në vendin e tij, nuk ka shumë rëndësi nëse ato janë edhe prej çokollate. Shekulli, 11/04/2004 ▲ Collapse | | | Interesante...... | Apr 13, 2004 |
Këtë e kisha dëgjuar edhe unë dhe ajo që më çuditi mua ishte që vërtetë katolikët në Itali dhe gjetkë këtë zakon nuk e njihnin. Nuk e di nëse keni lexuar Biblën (unë një pjesë të saj) dhe as nuk e di nëse kujtoj mirë që aty gjenden plotë pasazhe të njerëzve që çojnë prodhimin e parë për flijim ose bekim. Përveç kësaj, kam dëgjuar nga priftërinj katolikë në veri (në të vërtetë nga të afërm të mi që kanë jetuar në veri, të cilët kan�... See more Këtë e kisha dëgjuar edhe unë dhe ajo që më çuditi mua ishte që vërtetë katolikët në Itali dhe gjetkë këtë zakon nuk e njihnin. Nuk e di nëse keni lexuar Biblën (unë një pjesë të saj) dhe as nuk e di nëse kujtoj mirë që aty gjenden plotë pasazhe të njerëzve që çojnë prodhimin e parë për flijim ose bekim. Përveç kësaj, kam dëgjuar nga priftërinj katolikë në veri (në të vërtetë nga të afërm të mi që kanë jetuar në veri, të cilët kanë patur miqësi me priftërinj katolikë italianë dhe shqiptarë) të cilët mendonin se edhe pagëzimi i fëmijëve kishte elementë që ata vetë nuk i njihnin dhe që mëndonin që ato ishin shumë të lashta. Një prift katolik që jetonte në Pukë (sa gjynah që nuk i mbaj mënd emrin) mendonte se shumë zakone sociale & religjoze midis katolikëve shqiptarë nuk njiheshin si të mirfillta katolike dhe se kishte shumë të ngjarë që të kishin origjinë shumë ta lashtë pagane dhe sjella deri në ditët tona. Ajo që më bën përshtypje, ama, është aftësia që kanë popujt, një nga më të dalluarit ai i yni, për të sjellë me vehte me fanatizëm traditat dhe zakonet e tyre. Aneta, shumë interesant ky fakt. Qofshi mirë, Fabiana ▲ Collapse | | | Aucun modérateur n'est spécifiquement affecté à ce forum Pour rapporter des violations des règles du site ou pour obtenir de l'aide, veuillez contacter l'équipe du site » Bekimi i bukës dhe ushqimit nuk ndeshet në asnjë vend të Evropës Protemos translation business management system | Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!
The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.
More info » |
| Trados Business Manager Lite | Create customer quotes and invoices from within Trados Studio
Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |