Microsoft Language Home Auteur du fil: Juliana Cullafiq
|
A keni pasur rastin të përdorni programe të Microsoft-it në shqip?
Nëse jo, ja një sajt për të parë se si është përkthyer në shqip terminologjia e përdorur nga Microsoft-i.
Shkoni në adresën: http://www.microsoft.com/language/xx/xx/default.mspx
E gjeta rastësisht dhe e pashë të arsyeshme ta dërgoj në këtë forum.
... See more A keni pasur rastin të përdorni programe të Microsoft-it në shqip?
Nëse jo, ja një sajt për të parë se si është përkthyer në shqip terminologjia e përdorur nga Microsoft-i.
Shkoni në adresën: http://www.microsoft.com/language/xx/xx/default.mspx
E gjeta rastësisht dhe e pashë të arsyeshme ta dërgoj në këtë forum.
Për mendimin tim, ky sajt është një hap i parë dhe i rëndësishëm drejt njehësimit të termave të TI-së (Teknologjisë Informatike) në shqip.
Jam shumë kureshtare të di se çfarë mendoni dhe ju.
Përshëndetje të gjithëve,
Juliana ▲ Collapse | | | Nuk po e gjej në shqip :) | Jul 10, 2008 |
Juliana,
e hapa këtë link-un, që jep ti, nja dy herë, po nuk i gjeta termat në shqip.
Ndoshta duhet të kërkoj më në thellësi
Nëse ke dëshirë, mund të më thuash ku duhet të klikoj?
Thanks!
G | | | Juliana Cullafiq Albanie Local time: 19:18 Membre anglais vers albanais + ... AUTEUR DU FIL Termat kërkohen një nga një | Jul 10, 2008 |
Përshëndetje Gentiana,
Duhet të futësh termin në anglisht në fushën e emërtuar English Term në të djathtë të ekranit dhe në listën me lëshim poshtë zgjedh Albanian (ose cilëndo gjuhë dëshiron). Më pas shtyp Search dhe do të hapet një dritare e re me përkthimet përkatëse (nëse ekzistojnë).
Përkthimi i shumë prej termave më pëlqen, por ka raste që has dhe në gabime drejtëshkrimi ose në përkthime të dobëta.
Kërkim të mbarë,
Juliana | | |
|
|
UUU, paska qenë e lehtë fare :) | Jul 10, 2008 |
Falemnderit të dyve!
Juliana, është shpejt për të thënë mbresat e mia, por sa për fillim, pashë shembullin e Sherefedinit apo provova me fjalën "site":
http://www.microsoft.com/language/xx/xx/search.mspx?sString=SITE&langID=sq-al ... See more Falemnderit të dyve!
Juliana, është shpejt për të thënë mbresat e mia, por sa për fillim, pashë shembullin e Sherefedinit apo provova me fjalën "site":
http://www.microsoft.com/language/xx/xx/search.mspx?sString=SITE&langID=sq-al
dhe e krahasova me:
http://www.albaglobal.com/modules.php?name=easyTerm&file=index_easy
Së fundmi, bëre mirë, që na e sinjalizove: sa herë të kem nevojë do ta konsultoj.
Përshëndetje,
G ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 11:18 Membre (2001) anglais vers albanais + ... SITE LOCALIZER Ashtu mendoj dhe unë, Samir | Jul 25, 2008 |
Plotësisht pajtohem me mendimin dhe vëzhgimin tuaj, Samir.
Gjithashtu ju uroj mirëseardhjen në forumin tonë. Më pëlqen kontributi juaj dhe shpresoj që të vazhdoni të kontribuoni edhe në të ardhmen.
Monika
Samir Hajdari wrote:
Është një katastrofë, ndonëse rasti "Gugëll shqip" është edhe më i trishtueshëm. Do të thosha se problematika e këtyre përkthimeve përbëhet nga disa rrethana fatkeqe. E para është që ata përkthyes që e zotërojnë shqipen ashtu si duhet ta zotërojnë përkthyesit, zakonisht janë të prapambetur në lëmenj që kanë të bëjnë me infoteknologji dhe informatikë; e dyta është që ata që i njohin këto gjëra mirë, zakonisht nuk e zotërojnë shqipen mjaft. E treta dhe më e trishtueshmja është që një pjesë e madhe e këtyre përkthimeve bëhen nga ish fëmijë emigrantësh, të rritur në shtetin e madh MSN - pa prekur kurrë ndonjë libër shqip.
| | | TrueBaller Local time: 13:18 albanais vers anglais + ...
|
|
Shembull i shembullit të një shembulli | Jul 25, 2008 |
Mimoza,
Lidhjen që ia propozova Gentës kishte një qëllim të vetëm: që ajo të shihte se si mund të kërkonte fjalë në faqen e referuar.
Nuk dua aspak të diskutoj rreth korrektësisë së përmbajtjes që ofron ajo faqe, e lëre më që ta mbështes atë.
Sa për fjalën printer ke plotësisht të drejtë.
Për mendimin tim gjuha shqipe duhet të zhvillohet e t'u bëjë ballë zhvillimeve shoqërore, politike, informatike, teknologji... See more Mimoza,
Lidhjen që ia propozova Gentës kishte një qëllim të vetëm: që ajo të shihte se si mund të kërkonte fjalë në faqen e referuar.
Nuk dua aspak të diskutoj rreth korrektësisë së përmbajtjes që ofron ajo faqe, e lëre më që ta mbështes atë.
Sa për fjalën printer ke plotësisht të drejtë.
Për mendimin tim gjuha shqipe duhet të zhvillohet e t'u bëjë ballë zhvillimeve shoqërore, politike, informatike, teknologjike etj. etj. të kohës e jo të mbetet e ngujuar në kanune e dekrete të kujtdo qoftë. Druaj se çdo shqipfolës, qoftë edhe profesionist gjuhe (përfshirë zanatin tonë), vuan nga një kompleks apo ta quaj edhe frikë nga mendimi kritik i "të tjerëve" (Sartri me plot të drejtë do të thoshte: l'enfer , ce sont les autres), se mos po fitojnë të tjerët përshtypjen se “nuk po e flas apo shkruaj shqipen standarde".
Procesi i zhvillimit të një gjuhe diktohet, nga njëra anë, nga prirja e gjuhëtarëve që atë sa më tepër ta përcaktojnë, kufizojnë, rregullojnë e ta ngujojnë me norma e ligje të llojllojshëm me qëllim që ajo mos të ndryshojë kurrë, e nga ana tjetër nga forcat kaotike, kreative dhe zhvilluese që përfaqësojnë përdoruesin e përditshëm të gjuhës i cili zbulon mënyra inteligjente për t'u bërë lak rregullave dhe për të komunikuar me folësit e tjerë të asaj gjuhe.
Më kujtohet një fillim kadaresk ku ai përdor fjalën setër (= xhaketë). Po atë fjalë e përdornin pleqtë në fshatin tim që nuk kishin bërë as një ditë shkollë, por ia dinin mirë domethënien dhe asnjëherë nuk e përdornin gabimisht. Kur lexojmë një fjalë të tillë te Kadareja themi në vete: “sa fjalë të bukur që ka përdorur”, kurse ne nuk mund të gjejmë guxim që të përdorim një fjalë të tillë “popullore” apo “të rrugës” apo “të thjeshtë” apo “të pagdhendur”.
Mendoj se varet shumë edhe nga ne, nga guximi që kemi apo mund ta gjejmë në vete (por çdoherë duke u bazuar mbi përvojën që kemi, talentin që mendojmë se zotërojmë apo nevoja për të krijuar) për t’u shprehur ashtu si mendojmë se duhet të shprehemi, me kusht që të jemi të qartë dhe mos t'i mbetemi borxh bashkëbiseduesit apo lexuesit.
Ju uroj shëndet dhe verë të këndshme.
Sherefedini ▲ Collapse | | | Juliana Cullafiq Albanie Local time: 19:18 Membre anglais vers albanais + ... AUTEUR DU FIL Një rast i mirë për të dhënë kontributin tonë | Jul 25, 2008 |
I lexova me interes komentet e mësipërme dhe mendoj se keni të drejtë kur thoni se shqipja e përdorur në produktet e Microsoft-it, shpesh herë lë për të dëshiruar. Aq më tepër kur në përkthimet e përdorura në produkte të ndryshme mungon konsistenca (rregulli kryesor në përkthimet teknologjike).
Megjithatë në këtë sajt ekziston dhe një seksion i titulluar "Give Terminology Feedback". Nëse një term është përkthyer gabim, çdonjëri nga ne mund të sugjer... See more I lexova me interes komentet e mësipërme dhe mendoj se keni të drejtë kur thoni se shqipja e përdorur në produktet e Microsoft-it, shpesh herë lë për të dëshiruar. Aq më tepër kur në përkthimet e përdorura në produkte të ndryshme mungon konsistenca (rregulli kryesor në përkthimet teknologjike).
Megjithatë në këtë sajt ekziston dhe një seksion i titulluar "Give Terminology Feedback". Nëse një term është përkthyer gabim, çdonjëri nga ne mund të sugjerojë përkthimin e saktë dhe të komentojë arsyen e këtij korrigjimi.
Pse të mos e shfrytëzojmë?
Korrigjim të mbarë,
Juliana ▲ Collapse | |
|
|
Përsiatje mbi diskutimet | Sep 24, 2008 |
Mendoj se pikërisht raste të tilla përkthimesh të cilat janë bërë për llogari ndërmarrjesh e organizmash të rëndësishëm (siç është rasti në fjalë i Microsoft-it ) dhe logjikisht do të përdoren prej një mase të madhe shqipfolësish duhet të bëhen objekt i kritikës sonë jo vetëm në faqet përkatëse në internet (duke shkruar përshtypjet tona e paraqitur fjalë më të përshtatshme në vend të të kritikuarave) por, edhe në forumin tonë në proZ sepse siç theksohe... See more Mendoj se pikërisht raste të tilla përkthimesh të cilat janë bërë për llogari ndërmarrjesh e organizmash të rëndësishëm (siç është rasti në fjalë i Microsoft-it ) dhe logjikisht do të përdoren prej një mase të madhe shqipfolësish duhet të bëhen objekt i kritikës sonë jo vetëm në faqet përkatëse në internet (duke shkruar përshtypjet tona e paraqitur fjalë më të përshtatshme në vend të të kritikuarave) por, edhe në forumin tonë në proZ sepse siç theksohet edhe në objektivat e këtij organizmi, ai është mbi të gjitha një vend pune përkthyesish.
Rrahjet e mendimeve në faqet e këtij forumi janë (mendoj unë) nga më seriozet në fushën e përkthimit e me siguri shumë prej tyre do të shfrytëzohen si pika referimi edhe në të ardhmen për përkthyesit ( e jo vetëm ata).
Unë vetë ndiej nevojën të falënderoj gjithë kolegët që marrin mundimin të informojnë dhe parashtrojnë mendimet e tyre për çfarëdolloj teme sepse, pavarësisht nga saktësia e informacionit (që do të aprovohet ose korrigjohet nga bashkësia e lexuesve), ata sjellin të reja në lëmin që na intereson të gjithëve dhe vullnetarisht kontribuojnë për pasurimin e njohurive personale të çdo profesionisti.
Do të doja të theksoja se duke u pajtuar me mendimin e Sherefedinit edhe unë do të parapëlqeja një parashtrim e sugjerim guximtar, se sa një ngurrim për të shprehur mendimin nga frika e kritikës së mundshme.
Pa pionierë të mendimit asgjë e re nuk ndodh e nuk shkohet përpara.
Përshëndetje e punë të mbarë! ▲ Collapse | | | Aucun modérateur n'est spécifiquement affecté à ce forum Pour rapporter des violations des règles du site ou pour obtenir de l'aide, veuillez contacter l'équipe du site » Microsoft Language Home Pastey | Your smart companion app
Pastey is an innovative desktop application that bridges the gap between human expertise and artificial intelligence. With intuitive keyboard shortcuts, Pastey transforms your source text into AI-powered draft translations.
Find out more » |
| Wordfast Pro | Translation Memory Software for Any Platform
Exclusive discount for ProZ.com users!
Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value
Buy now! » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |