Pages sur ce sujet: [1 2] > | Emrat e shteteve Auteur du fil: Sherefedin MUSTAFA
|
Ju përshëndes dhe ju lutem të më ndihmoni për ta gjetur një listë zyrtare të emrave të shteteve në gjuhën shqipe.
Vështirësia qëndron në atë se ka shumë lista në qarkullim por secili i ka përpiluar ashtu si ka ditur.
Kam listën e Fjalorit Drejtshkrimor këtu pranë por nuk është komplet dhe i aktualizuar.
Po qe se nuk ekziston listë e tillë zyrtare, që p.sh. përdoret nga qeveria shqiptare, cilave parime duhet, sipas mendimit tuaj, t'i përmbah... See more Ju përshëndes dhe ju lutem të më ndihmoni për ta gjetur një listë zyrtare të emrave të shteteve në gjuhën shqipe.
Vështirësia qëndron në atë se ka shumë lista në qarkullim por secili i ka përpiluar ashtu si ka ditur.
Kam listën e Fjalorit Drejtshkrimor këtu pranë por nuk është komplet dhe i aktualizuar.
Po qe se nuk ekziston listë e tillë zyrtare, që p.sh. përdoret nga qeveria shqiptare, cilave parime duhet, sipas mendimit tuaj, t'i përmbahemi gjatë shkrimit të emrave të shteteve, p.sh. në trajtë të shquar apo të pashquar: Afganistan / Afganistani, Bosnjë dhe Hercegovinë / Bosnja dhe Hercegovina, Armeni / Armenia etj.
Ju lalenderoj paraprakisht për ndihmën tuaj duke ju uruar shëndet e ditë të këndshme.
Sherefedini ▲ Collapse | | | Ledja Royaume-Uni Local time: 17:40 anglais vers albanais + ... Një listë nga Tirana Observer | Apr 3, 2008 |
http://www.tiranaobserver.com.al/al/index.php?option=com_content&task=view&id=3512&Itemid=77&limit=1&limitstart=1
Përshëndetje, Sherefedin.
Lista e mëposhtme, pavarësisht se jo e plotësuar nga ana e shqipërimit të disa emrave shtetesh, m'u duk se përmbante të gjitha shtetet e njohura (shtet... See more http://www.tiranaobserver.com.al/al/index.php?option=com_content&task=view&id=3512&Itemid=77&limit=1&limitstart=1
Përshëndetje, Sherefedin.
Lista e mëposhtme, pavarësisht se jo e plotësuar nga ana e shqipërimit të disa emrave shtetesh, m'u duk se përmbante të gjitha shtetet e njohura (shtetet që janë e që janë zhdukur - sipas titullit të artikullit). Shpresoj që kjo temë të arrijë që, me ndihmën e njohuritë e përbashkëta të kolegëve, të përfundojë shqipërimin e ndoshta dhe plotësimin e listës - nëse ka mungesa.
_________________________________________________________________
Shtetet që janë
Kosova
Shqipëria
Afganistani
Algjeria
Andorra
Angola
Antigua & Barbuda
Argjentina
Armenia
Australia
Austria
Azerbajxhani
Bahamës
Bahrain
Bangladesh
Barbados
Bjellorusia
Belgjika
Belize
Benin
Butan
Bolivia
Bosnja e Hercegovina
Botsvana
Brazil
Brunei
Bullgaria
Burkina Faso
Burundi
Kamboxhia
Kamerun
Kanada
Cape Verde
Republika Afrikane
Çad
Kili
Kina
Kolumbia
Comoros
Republika Kongo
Republika Demokratike Kongo
Kosta Rika
Bregu i Fildishtë
Kroacia
Kuba
Qiproja
Republika Çeke
Danimarka
Djibouti
Dominika
Republika Dominikane
Timori Lindor
Ekuadori
Egjipti
El Salvador
Guineja Ekuatoriale
Eritreja
Estonia
Etiopia
Fixhi
Finlanda
Franca
Gabon
Gambia
Gjeorgjia
Gjermania
Gana
Greqia
Grënada
Guatemala
Guineja
Guinea-Bissau
Guyana
Haiti
Honduras
Hungaria
Islanda
India
Indonezia
Iran
Irak
Irlanda
Izrael
Itali
Xhamajka
Japonia
Jordania
Kazakistan
Keni
Kiribati
Koreja Veriore
Koreja Jugore
Kuvajti
Kirgizia
Laos
Letonia
Libani
Lesotho
Liberia
Libia
Lihtenshtajni
Lituania
Luksemburgu
Maqedonia
Madagaskar
Malawi
Malajzia
Maldives
Mali
Malta
Ishujt Marshall
Mauritania
Mauritius
Meksika
Mikronezia, Shtetet Federale
Moldavia
Monako
Mongolia
Mali i Zi
Moroko
Mozambik
Myanmar (Burma)
Namibia
Nauru
Nepal
Holanda
Zelanda e Re
Nikaragua
Nigeri
Nigeria
Norvegjia
Oman
Pakistan
Palau
Panama
Papua New Guinea
Paraguay
Peru
Filipinet
Polonia
Portugalia
Katar
Rumania
Rusia
Ruanda
Saint Kitts & Nevis
Saint Lucia
Saint Vincent & the Grenadines
Samoa
San Marino
Sao Tome & Principe
Arabia Saudite
Senegali
Serbia
Sierra Leone
Singapori
Sllovakia
Sllovenia
Ishujt Solomon
Somalia
Afrika Jugore
Spanja
Sri Lanka
Sudan
Suriname
Suaziland
Suedia
Zvicra
Siria
Tajvani
Tajikistan
Tanzania
Tailanda
Togo
Tonga
Trinidad & Tobago
Tunizia
Turkmenistani
Tuvalu
Uganda
Ukraina
Emiratet e Bashkuara Arabe
Britania e Madhe
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Uruguai
Uzbekistani
Vanuatu
Venezuela
Vietnam
Jemen
Zambia
Zimbabve
Të zhdukurit
Abisinia
Austro-Hungaria
Basutolend
Bengali
Burma
Katalonia
Cejloni
Champa
Korsika
Çekosllovakia
Gjermania Lindore
Gjermania Perëndimore
Pakistani Lindor
Gran Kolombia
Hawai
New Granada
Jemeni Verior dhe Jemeni Jugor
Perandoria Otomane
Persia
Prusia
Rodezia
Skocia dhe Uellsi
Siami
Sikkim
Vietnami Jugor
Afrika Jugperëndimore
Tajvani
Tanganjika dhe Zanzibari
Teksasi
Tibeti
Transjordani
Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS
Republika e Bashkuar Arabe
Republika Urjanchai
Vermonti
Republika e Lirë e Floridës Perëndimore
Samoa Perëndimore
Jugosllavia
Zairi
[Edited at 2008-04-03 21:08] ▲ Collapse | | | Sherefedin MUSTAFA Pays-Bas Local time: 18:40 néerlandais vers albanais + ... AUTEUR DU FIL E mbështes idenë 100% | Apr 4, 2008 |
Tung Ledja,
Ju falenderoj për reagimin dhe për listën që patjetër do të ndihmojë në përcaktimin e emrave të disa shteteve që në vende të ndrushme shkruhen në trajta të ndryshme.
Pajtohem patjetër me idenë që në këtë forum të përpilojmë së bashku listën komplete të shteveve (në radhë të parë) e ndoshta edhe të emrave të tjerë gjeografikë.
Kontribut të madh në këtë drejtim mund të japin kolege(ë)t që kanë bërë loka... See more Tung Ledja,
Ju falenderoj për reagimin dhe për listën që patjetër do të ndihmojë në përcaktimin e emrave të disa shteteve që në vende të ndrushme shkruhen në trajta të ndryshme.
Pajtohem patjetër me idenë që në këtë forum të përpilojmë së bashku listën komplete të shteveve (në radhë të parë) e ndoshta edhe të emrave të tjerë gjeografikë.
Kontribut të madh në këtë drejtim mund të japin kolege(ë)t që kanë bërë lokalizimin e proz.com-it në gjuhën shqipe.
Më besoni, do të jem krejt i sinqert për këtë, se vetëm tash po e shoh se cfarë pune madhështore kanë bërë ato(a) duke u nisur nga ajo se me siguri në shumë raste, p.sh. tek emrat e gjuhëve, kanë qenë të para(ë)t që një gjuhë të vogël pothuajse të panjohur, që flitet diku në një skaj të botës ta përkthejnë në gjuhën shqipe. Aferim!
Listat dhe emart si këto duhet aktualizuar vazhdimisht dhe kjo kërkon angazhimin e secilit që me kompetencë mund të ndihmojë.
Përshëndetje,
Sherefedini ▲ Collapse | | | Përshëndetje! | Apr 4, 2008 |
Përshëndetje të dashur!
Interesante kjo ideja e plotësimit të një liste konvencionale për t'iu referuar sa herë që të kemi nevojë.
Tani për tani nuk mund të jap ndonjë kontribut të veçantë (më duhet të dokumentohem mbi këtë çështje), por do të sugjeroja, në përgjigje të pyetjes tënde Sherefedin, që më e saktë, e shkurtër dhe e bukur, do të ishte që të vendoseshin me një formë bazë referimi në trajtën e pashquar, që të gjithë em... See more Përshëndetje të dashur!
Interesante kjo ideja e plotësimit të një liste konvencionale për t'iu referuar sa herë që të kemi nevojë.
Tani për tani nuk mund të jap ndonjë kontribut të veçantë (më duhet të dokumentohem mbi këtë çështje), por do të sugjeroja, në përgjigje të pyetjes tënde Sherefedin, që më e saktë, e shkurtër dhe e bukur, do të ishte që të vendoseshin me një formë bazë referimi në trajtën e pashquar, që të gjithë emrat e shteteve.
P.sh. në listën që ke sjellë ti Ledja, me siguri e ke vënë re (me aftësitë analitike që mendoj se zotëron) që shumica e emrave të shteteve janë në trajtën e shquar, por çuditërisht disa janë lënë në të pashquarën: Sudan, Benin, Butan etj.
Ndoshta përpiluesit në rastin e këtyre emrave nuk i ka ardhur për mbarë dhe natyrshëm t'i shprehë në të shquarën. E ndoshta shumë shqiptarëve nuk do t'iu vinte për mbarë. Pastaj listat në përgjithësi, për mua, duhet të jenë sa më sintetike.
Mendoj që përdorimi sistematik i trajtës së pashquar si bazë ndoshta do të shmangte heterogjeneitetin brenda listës, dhe nga ana tjetër, uniformitetin me mënyrën e të shprehurit (që padyshim pasqyrën formën e të menduarit) të emrave të shteteve në vendet e tjera.
Këtë të fundit po e ilustroj me një shembull që më duket analog, megjithëse bëhet fjalë për një qytet: shpesh më ndodh që ndonjë italian çuditet kur vendlindjes sime "Tepelenë", i referohem, kur flas italisht, edhe si "Tepelena".
Kuptohet kjo shpjegohet me trajtën e emrit (e në italisht nuk përdorin mbaresat por artikujt për të shprehur trajtën e shquar), por nëse do të kishim një rasë të vetme si referim, trajtën e pashquar (ndërsa e shquara shpesh kërkon në emërore një mbaresë shtesë në rastin e shteteve), atëherë komunikimi do të ishte më linear.
Shpresoj ta kem shprehur qartë e jo ngatërruar propozimin
Genta
[Modificato alle 2008-04-04 14:54] ▲ Collapse | |
|
|
Ledja Royaume-Uni Local time: 17:40 anglais vers albanais + ... Trajta dhe shqipërimi | Apr 4, 2008 |
Ke ngritur një çështje me vend, Gentiana. Edhe mua më ka rënë që të më vihet në dukje nga klienti pse herë e kisha vënë Tiranë/Vlorë/Fier nëpër dokumente, e herë Tirana/Vlora/Fieri. Edhe pse estetikisht nuk më dukeshin mirë disa raste si psh: University of Tirane, u desh kompromisi që emrat e përveçëm të shkruheshin kudo të pashquar.
Tani të vijmë te përdorimi në shqip. Në listën e përmendur emrat duhet të kishin qenë të gjithë të pashquar.... See more Ke ngritur një çështje me vend, Gentiana. Edhe mua më ka rënë që të më vihet në dukje nga klienti pse herë e kisha vënë Tiranë/Vlorë/Fier nëpër dokumente, e herë Tirana/Vlora/Fieri. Edhe pse estetikisht nuk më dukeshin mirë disa raste si psh: University of Tirane, u desh kompromisi që emrat e përveçëm të shkruheshin kudo të pashquar.
Tani të vijmë te përdorimi në shqip. Në listën e përmendur emrat duhet të kishin qenë të gjithë të pashquar. Tek e fundit, lista thjesht ndjek një titull: Shtetet që janë. Por në rastin kur lista ndjek një fjali, fjala bie: Shtetet e anëtarësuara në BE janë: ......., në këtë rast do ishte e natyrshme që emrat të ishin të shquar, sikurse tregon psh një rast i thjeshtë si: Nënproduktet e qumështit janë: djathi, gjalpi etc.
Ka ca emra shtetesh që më vënë në pikëpyetje se si mund të përdoren të pashquar, psh:
Antigua
Brunei
Më zuri syri këta të dy, se qenë nga fillimi, po duhet të ketë plot të tjerë.
Përsa i përket shqipërimit të emrave, ka nga ata që na e bëjnë jetën të lehtë pasi kanë zënë rrënjë në shqip, si Londër, por emrat e panjohur jam gjithnjë në mëdyshje se si t'i vë. Shembulli më konkret prej meje është: Westminster, një bashki emrin e të cilës më ka rënë ta përkthej në 70% të punëve. Duke qenë e vetëdijshme se shqipërimi duhej të ishte Uestminster (ose Vestminster - ndeshet dhe kështu në shqiptim nga një pjesë shqipfolësish), mua më është dashur ta lë me W, edhe në rastet e lakuara, pasi nuk i hyj dot punës për të bërë të njëjtën gjë me bashkitë e tjera që kanë për emër "makthet" e përkthyesit: Chelsea (Celsi?), Loughborough (Lafbërou?) apo qytete si Leicester (Lestër?) që transformohen kaq shumë sa ka mundësi të bëhen të panjohur për lexuesin, që, duke qenë banor i këtyre qyteteve/bashkive, i njeh mirë emrat të shkruar anglisht pa qenë nevoja ta çorodis unë me përkthimin. Por në qoftë se do bëhej fjalë për përkthimin e një dokumentari, që do transmetohet për në një TV shqiptar, atëherë puna ndryshon krejtësisht - me gjithë qejf do kisha marrë nismën për t'i shkruar të shqipëruar.
Ledja ▲ Collapse | | | laurenti Local time: 18:40 anglais vers albanais + ... | Ledja Royaume-Uni Local time: 17:40 anglais vers albanais + ... Disa korrigjime | Apr 7, 2008 |
BAHAME/A, ishujt BAHAMA
BRUNEJ/I
BAHREJN/I
BREGU I GJELBER (Cape Verde- përkthimi marrë nga Fj. ang-shq. i Ramazan Hysës)
KOMOROS, ishujt KOMOROS
XHIBUT/I
GUINE/A BISAU
GAJANE/A
GRENADE/A
LESOTO
MALAVI/A
ishujt MALDIVE
ishulli MORIS (Mauritius)
MAROK
Nuk e di si është puna me "Myanmar"-in e paraqitur në listë. Ekziston shteti MJANMA (Myanma) - ish BURMA, por gjithashtu gjej dhe MYANMAR kudo nëpër ... See more BAHAME/A, ishujt BAHAMA
BRUNEJ/I
BAHREJN/I
BREGU I GJELBER (Cape Verde- përkthimi marrë nga Fj. ang-shq. i Ramazan Hysës)
KOMOROS, ishujt KOMOROS
XHIBUT/I
GUINE/A BISAU
GAJANE/A
GRENADE/A
LESOTO
MALAVI/A
ishujt MALDIVE
ishulli MORIS (Mauritius)
MAROK
Nuk e di si është puna me "Myanmar"-in e paraqitur në listë. Ekziston shteti MJANMA (Myanma) - ish BURMA, por gjithashtu gjej dhe MYANMAR kudo nëpër internet që i referohet po Burmës.
Shpresoj të kemi përgjigje dhe vazhdim të korrigjimeve
Ledja ▲ Collapse | | | Sherefedin MUSTAFA Pays-Bas Local time: 18:40 néerlandais vers albanais + ... AUTEUR DU FIL Mos ta harrojmë këtë temë | Apr 7, 2008 |
Përshëndetje Ledja,
Ju falenderoj shumë për mbështetjen dhe kontributin plotë vlerë rreth kësaj cështje. Shpresoj se të gjithë së bashku do të angazhohemi për përpilimin e një liste standarde të shteteve, gjuhëve, ngjyrave etj. që secilit prej nesh mund t'i shërbejë.
Posa t'i përfundoj projektet që jam duke i punuar do t'i rikthehem kësaj teme me kontributin tim.
Ditë të mirë dhe punë të mbarë të gjithëve,
Sherefedini | |
|
|
Ishuj Moris apo ishujt Mauritius? | Jul 7, 2008 |
Të dashur,
ja që kjo lista e shteteve po më hyn shumë në punë sot.
Duhet t'ju falënderoj.
Kam pak vështirësi me "Ishujt Moris/Mauritius": nuk gjej asnjë burim në Internet ku përdoret "Ishuj Moris" ndërsa vërej që "Ishujt Mauritius" tashmë përdoret shpesh (p.sh., sa për përmendje, e gjeta në gazetën "Shekulli").
Gjithë të mirat,
Gentiana | | | Republika e Mauricit | Jul 7, 2008 |
Përshëndetje Gentiana,
Sipas P. Qeskut përdoret "Mauric".
Ekziston vetëm një ishull me emrin Mauric.
Ndërsa në Republikën e Mauricit bëjnë pjesë dhe disa ishuj të tjerë përveç ishullit me të njëjtin emër.
Për më tepër informacion shiko http://en.wikipedia.org/wiki/Mauritius
Përshëndetje,
Juliana | | | Ledja Royaume-Uni Local time: 17:40 anglais vers albanais + ... S'jam fort e sigurt | Jul 7, 2008 |
'Tjeta Gentiana,
Referencën në shqip për ishullin Moris e kisha marrë nga fjalori anglisht-shqip i Ramazan Hysës i vitit 2000. Nuk e di ku janë bazuar përdorimet që dalin në internet, por dhe lista me plot të meta që kam afishuar më lart vjen nga një gazetë nga interneti. "Mauritius" nuk ma mbush mendjen për të vetmin fakt se ka një mbaresë të cilën historikisht në shqip e kemi shkurtuar. Na duhen njerëz nga fusha e gjeografisë... See more 'Tjeta Gentiana,
Referencën në shqip për ishullin Moris e kisha marrë nga fjalori anglisht-shqip i Ramazan Hysës i vitit 2000. Nuk e di ku janë bazuar përdorimet që dalin në internet, por dhe lista me plot të meta që kam afishuar më lart vjen nga një gazetë nga interneti. "Mauritius" nuk ma mbush mendjen për të vetmin fakt se ka një mbaresë të cilën historikisht në shqip e kemi shkurtuar. Na duhen njerëz nga fusha e gjeografisë. ▲ Collapse | | | Moris shqiptohet nga francezët | Jul 8, 2008 |
Ledja Derveni wrote:
Referencën në shqip për ishullin Moris e kisha marrë nga fjalori anglisht-shqip i Ramazan Hysës i vitit 2000.
Përshëndetje Ledja,
Edhe "Moris" nuk është, për mendimin tim, gabim sepse është emri siç shqiptohet nga francezët.
Thjesht i ngelet përkthyesit të zgjedhë se cilin variant do të përdorë (duke u bazuar dhe në faktin se sa i njohur është ai variant nga shqiptarët).
Gjithë të mirat,
Juliana | |
|
|
Falemnderit Juliana! | Jul 8, 2008 |
Juliana Cullafiq wrote:
Përshëndetje Gentiana,
Sipas P. Qeskut përdoret "Mauric".
Ekziston vetëm një ishull me emrin Mauric.
Ndërsa në Republikën e Mauricit bëjnë pjesë dhe disa ishuj të tjerë përveç ishullit me të njëjtin emër.
Për më tepër informacion shiko http://en.wikipedia.org/wiki/Mauritius
Përshëndetje,
Juliana
Përshëndetje Juliana,
Ja këtë gjë, nuk e kisha hasur asnjë herë, edhe as që më kishte lindur dyshimi për të bërë ndonjë kërkim.
Thanks | | | Edhe unë nuk jam fort e sigurt ;) | Jul 8, 2008 |
Ledja Derveni wrote:
'Tjeta Gentiana,
Referencën në shqip për ishullin Moris e kisha marrë nga fjalori anglisht-shqip i Ramazan Hysës i vitit 2000. Nuk e di ku janë bazuar përdorimet që dalin në internet, por dhe lista me plot të meta që kam afishuar më lart vjen nga një gazetë nga interneti. "Mauritius" nuk ma mbush mendjen për të vetmin fakt se ka një mbaresë të cilën historikisht në shqip e kemi shkurtuar. Na duhen njerëz nga fusha e gjeografisë .
Përshëndetje Ledja,
ke më se të drejtë, informacionet e Internetit, veçanërisht në shqip, shpesh duhen "marrë me dorashka". Unë në fakt përzgjedh shumë, edhe mënyra e të shkruarit shqip është padyshim një kriter për të vlerësuar burimin, të paktën për ato informacione që na interesojnë ne përkthyesve.
Po flas për pozicionin tim në lidhje me temën e mëposhtme.
Tani, Ramazan Hysa e sjell si "Moris"; P.Qesku, siç thotë Juliana, e sjell si "Moric".
Domethënë, fjalën "Mauritius" dy autorë fjalorësh e shkruajnë në dy forma të ndryshme, sipas shqiptimit. Kjo është një nga ato pasojat që hasen në gjuhën tonë, për shkak të prirjes së shqipërimit të emrave të huaj të përveçëm, në bazë të shqiptimit. Ama, njëri e shqipton sipas frëngjishtes, ndërsa tjetri sipas anglishtes ...
Në kohën e njehsimit të gjuhës shqipe, gjatë izolimit shumëvjeçar të Shqipërisë, ndjekja e këtij rregulli në drejtshkrim ishte e realizueshme. Sa autorë të huaj, sa shkrimtarë, filozofë, artistë të huaj njiheshin në Shqipëri? Vetëm ata që lejoheshin nga çensura. Emblematike , rasti i një gjuhëtareje shqiptare që kish lexuar shumë për "Frojdin" në Shqipëri, por kur shkoi jashtë shtetit për t'u specializuar në vitet '80, kujtoi që ai autor emri i të cilit shkruhej "Freud", ishte një tjetër që nuk kish lidhje me "Frojdin".
Kjo është një nga ato pak pika delikate të sistemit gjuhësor shqiptar që, për mua, ka nevojë të rishihet në të ardhmen duke marrë parasysh që Shqipëria nuk është më ai "ishulli" i izoluar i së kaluarës. Sipas rregullave aktuale të shqipes standarde, ekziston tashmë, megjithëse nuk zbatohet, rregulli i vënies në thonjëza pas emrit të shqipëruar fonetikisht, të emrit origjinal (nëse ju duhet referimi, mund t'jua shkruaj). Do t'iu uroja shqipes e shqiptarëve që në të ardhmen, ky rregull të perfeksionohet në linjë me hapjen e Shqipërisë ndaj komunitetit ndërkombëtar, e në mënyrë që ne të mund ta zbatojmë duke shkruar emrat e përveçëm ashtu siç shkruhen në origjinal, duke vënë në thonjëza shqiptimin, të paktën herën e parë që emri përmendet në tekst.
Për t'u kthyer tek tema jonë, unë fjalën e lashë si "Mauritius", sepse:
1. nuk dija të zgjidhja midis "Moric", "Moris"; e gjeta edhe si "Mauricius".
2. Mendova që shqiptarët e diasporës do ta kishin të vështirë të kuptonin se kujt i referoheshin dy versionet e para më sipër.
3. Hapësira ishte tepër e vogël për të shkruar në krah edhe shqiptimin (pasi t'i jepja një përgjigje pyetjes: shqiptimi në bazë të cilës gjuhe?)
Në fund të fundit, gjuha jone standarde është shumë e re për të na dhënë të gjitha përgjigjet që na nevojiten në praktikën tonë, megjithëse, duhen shmangur zgjedhjet e bëra rastësisht, e duhen preferuar zgedhjet e dokumentuara e arsyetuara gjerësisht. Unë përpiqem të ndjek këtë strategjinë e fundit.
Best,
Gentiana
[Modificato alle 2008-07-08 12:03] | | | Sherefedin MUSTAFA Pays-Bas Local time: 18:40 néerlandais vers albanais + ... AUTEUR DU FIL | Pages sur ce sujet: [1 2] > | Aucun modérateur n'est spécifiquement affecté à ce forum Pour rapporter des violations des règles du site ou pour obtenir de l'aide, veuillez contacter l'équipe du site » Emrat e shteteve Anycount & Translation Office 3000 | Translation Office 3000
Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.
More info » |
| Trados Business Manager Lite | Create customer quotes and invoices from within Trados Studio
Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |