...dhe gafat nuk kane te sosur Auteur du fil: Eno Damo (X)
| Eno Damo (X) Local time: 11:22 anglais vers albanais + ...
Pershendetje,
Ja nje gafe tjeter qe e lexova sot. Eshte marre nga nje material qe supozohet te jete shkencor dhe pedagogjik (yeah, right!)
For this reason, thousand of peasant families spontaneously are lifting the hilly and mountain zones and is coming to towns. On the other side, the agricultural land is chopped up in very small private farms, as consequences are very difficult to develop a modem culture.
Go figure!
Eno | | | Edhe ne në Itali kontribuojmë me gafat edhe gabimet tona ;-) | Feb 22, 2008 |
Përshëndetje,
ja një përkthim që do ta linte me gojën hapur çdo shqiptar, lëre pastaj se ç'do të mendonin përkthyesit e mirëfilltë:
Fjalia në italisht:
"I guanti in cuoio devono essere utilizzati ogni volta che manipoliamo oggetti con spigoli vivi, esclusi i casi in cui sussiste il rischio che il guanto rimanga impigliato nelle macchine"
Në shqip unë do të thosha (për ata që nuk kuptojnë italisht):
"Dorezat prej lëkure duhe... See more Përshëndetje,
ja një përkthim që do ta linte me gojën hapur çdo shqiptar, lëre pastaj se ç'do të mendonin përkthyesit e mirëfilltë:
Fjalia në italisht:
"I guanti in cuoio devono essere utilizzati ogni volta che manipoliamo oggetti con spigoli vivi, esclusi i casi in cui sussiste il rischio che il guanto rimanga impigliato nelle macchine"
Në shqip unë do të thosha (për ata që nuk kuptojnë italisht):
"Dorezat prej lëkure duhet të përdoren sa herë që zëmë me duar objekte me cepa me majë, me përjashtim të rasteve kur ekziston rreziku që doreza të ngecë e futur tek makineria."
Ja gjendja e mjeruar në të cilën e hasa:
"Dorezat në shëllirë duhet të përdoren sa herë që manipulojmë objekte me koca të gjalla, duke përjashtuar rastet në të cilën ekziston rreziko që e tëra të qëndrojë e ngecur në makina":oops:
Pra, të ashtuquajturat "guanti in cuoio - doreza prej lëkure" në përkthim janë shndërruar (për shkak të ndonjë shoqërimi të çuditshëm) në "DOREZA NE SHELLIRE":-?...
Dhe "spigoli vivi - cepa me majë, cepa të mprehtë" është përkthyer si "KOCA TE GJALLA":o
Zoti pastë mëshirë, por "spigola - lëvrek (lloj peshku)" dhe "spigoli - cepa, kënde" janë dy gjëra krejt të ndryshme. ▲ Collapse | | | Ledja Royaume-Uni Local time: 18:22 anglais vers albanais + ... | Daniela Zhusti Albanie Local time: 19:22 Membre (2009) anglais vers albanais + ... Demoralizuese | Jul 29, 2009 |
Ehhh, fatkeqësisht përkthimi (vecanërisht në Shqipëri) është keqperdorur në mënyrë të frikshme. Sot përkthimi shihet si një alternativë fitimi për shumicën e njerëzve që as e kanë haberin e përkthimit dhe shpesh e kuptojnë atë si aftësi e të kuptuarit të një gjuhe. Edhe unë si ju kam ndeshur shpesh "qamete" të padëgjuara në redaktimet që kam bërë apo edhe nëpër media e materiale të ndryshme. Me qan syri vecanërisht kur shoh letërsi të përkthyer në një m�... See more Ehhh, fatkeqësisht përkthimi (vecanërisht në Shqipëri) është keqperdorur në mënyrë të frikshme. Sot përkthimi shihet si një alternativë fitimi për shumicën e njerëzve që as e kanë haberin e përkthimit dhe shpesh e kuptojnë atë si aftësi e të kuptuarit të një gjuhe. Edhe unë si ju kam ndeshur shpesh "qamete" të padëgjuara në redaktimet që kam bërë apo edhe nëpër media e materiale të ndryshme. Me qan syri vecanërisht kur shoh letërsi të përkthyer në një mënyrë të shëmtuar, gjë që i heq gjithë lezetin veprës dhe e shëmton artin në mënyrë të paturpshme.
Me ngrihen nervat kur dëgjoj njerëz të profesioneve të ndryshme që dinë një gjuhë të huaj dhe marrin guximin të marrin e të përkthejnë materiale vetëm e vetëm për të shtuar fitimet e tyre.
Raste të tilla kam ndeshur gjithashtu edhe ndër pseudo-përkthyesit e gjuhës shqipe dhe më vjen vërtet keq kur shoh produkte thuajse përfundimtare me një shqipe të shpërfytyruar aq shëmtuar.
Eno, mos u mërzit, do na vijë për qeshur e për të qarë shpesh me këto raste flagrante që dashje pa dashje do të ndeshim edhe për shumë kohë (kam frikë)... megjithatë nga ana tjetër ndonjëherë prania e të shëmtuarës, i shton më shumë pikë të bukurës Minimumi që mund të bëjmë është të ngushëllojmë veten me këtë ide si dhe te vazhdojmë "të luftojmë" injorancen dhe perceptimin e gabuar të njerëzve lidhur me profesionin e përkthimit.
Ps. Eno, nga bëhesh aktualisht? Një shekull pa u parë.
[Edited at 2009-11-24 17:44 GMT] ▲ Collapse | |
|
|
Ledja Royaume-Uni Local time: 18:22 anglais vers albanais + ... Nga lajmet shqiptare | Jun 22, 2011 |
"The prime minister has crossed the borders."
Për ata që u shkon mendja se mos kryeministri ka dalë refugjat, bëhet fjalë për shprehjen "i ka shkelur caqet" dhe çdokush me pak më shumë formim në shprehitë me taban anglez e di se duhet thënë "crossed the line/the boundaries".
"The Albanian people punish these acts of violence."
Nuk është ngritur populli të marrë drejtësinë në dorë "vi... See more "The prime minister has crossed the borders."
Për ata që u shkon mendja se mos kryeministri ka dalë refugjat, bëhet fjalë për shprehjen "i ka shkelur caqet" dhe çdokush me pak më shumë formim në shprehitë me taban anglez e di se duhet thënë "crossed the line/the boundaries".
"The Albanian people punish these acts of violence."
Nuk është ngritur populli të marrë drejtësinë në dorë "vigilante style", jo! Veç një folje do ndërruar aty që të mos ketë keqkuptime: "condemn".
A thua se politika ka pak ngatërresa... le t'i shtojmë dhe ca me fjalë të përkthyera alla shqipçe! ▲ Collapse | | | Aucun modérateur n'est spécifiquement affecté à ce forum Pour rapporter des violations des règles du site ou pour obtenir de l'aide, veuillez contacter l'équipe du site » ...dhe gafat nuk kane te sosur TM-Town | Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business
Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.
More info » |
| Wordfast Pro | Translation Memory Software for Any Platform
Exclusive discount for ProZ.com users!
Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value
Buy now! » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |