Përdorimi i germave shqipe në forumin shqip Auteur du fil: Αlban SHPΑTΑ
| Αlban SHPΑTΑ États-Unis Membre (2008) anglais vers albanais + ...
Përshëndetje,
Do të doja t'ju drejtohesha me një kërkesë të thjeshtë, por të rëndësishme. Vihet re se ka ende postues që vazhdojnë t'i shkruajnë postimet e tyre në forumin shqip pa përdorur germat tona të veçanta ë dhe ç. Kjo tregon jo vetëm mungesë serioziteti në të shkruar, por edhe mungesë respekti për gjuhën shqipe. Si përkthyes ne duhet të jemi ndër të parët që japim shembullin e duhur në drejtim të zbatimit të rregullave elementare të drejt... See more Përshëndetje,
Do të doja t'ju drejtohesha me një kërkesë të thjeshtë, por të rëndësishme. Vihet re se ka ende postues që vazhdojnë t'i shkruajnë postimet e tyre në forumin shqip pa përdorur germat tona të veçanta ë dhe ç. Kjo tregon jo vetëm mungesë serioziteti në të shkruar, por edhe mungesë respekti për gjuhën shqipe. Si përkthyes ne duhet të jemi ndër të parët që japim shembullin e duhur në drejtim të zbatimit të rregullave elementare të drejtshkrimit të shqipes.
Për këtë arsye, postimet në të cilat nuk do të jenë përdorur germat shqipe ë dhe ç do të bllokohen nga moderatorët deri në momentin kur postuesi ta ketë korrigjuar postimin e vet.
Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe profesionalizmin.
[Edited at 2009-11-23 08:02 GMT] ▲ Collapse | | | Shumë mirë Alban, | Nov 23, 2009 |
edhe unë e kam vënë re prej kohësh që me gjithë përmendjet e përkujtesat e shumë kolegëve mbi përdorimin e të gjitha gërmave shqipe në mënyrën e duhur, në proz.com disa persona vazhdojnë ta shkruajnë shqipen pa ë-në.
Dëshiroj t'u kujtoj këtyre të fundit, që edhe nëse tastiera e kompjuterit të tyre nuk e kanë të përfshirë shkronjën "ë", ajo gjendet bashkë me simbolet.
Nuk ka asnjë justifikim të vlefshëm për mospërdorim për mendimin tim.... See more edhe unë e kam vënë re prej kohësh që me gjithë përmendjet e përkujtesat e shumë kolegëve mbi përdorimin e të gjitha gërmave shqipe në mënyrën e duhur, në proz.com disa persona vazhdojnë ta shkruajnë shqipen pa ë-në.
Dëshiroj t'u kujtoj këtyre të fundit, që edhe nëse tastiera e kompjuterit të tyre nuk e kanë të përfshirë shkronjën "ë", ajo gjendet bashkë me simbolet.
Nuk ka asnjë justifikim të vlefshëm për mospërdorim për mendimin tim.
Mospërdorimi i kësaj gërme tregon nivel të ulët gjuhësor e kulturor të shkruesit/folësit e, aq më tepër, të një përkthyesi.
Të fala
Gentiana ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 10:42 Membre (2001) anglais vers albanais + ... SITE LOCALIZER Faleminderit Alban | Nov 23, 2009 |
Ju përgëzoj për nismën e marrë dhe shumë të mirëpritur. I bashkohem edhe unë mendimit tuaj dhe të Gentës në lidhje me përdorimin e saktë të të gjitha shkronjave shqipe. Gjithashtu pajtohem me mendimin e Gentës "Mospërdorimi i kësaj gërme tregon nivel të ulët gjuhësor e kulturor të shkruesit/folësit e, aq më tepër, të një përkthyesi".
Është ironi dhe keqardhje që vetë profesionistët nuk dinë ose përtojnë ta mbajnë dhe ta shkruajnë gjuhën shqip... See more Ju përgëzoj për nismën e marrë dhe shumë të mirëpritur. I bashkohem edhe unë mendimit tuaj dhe të Gentës në lidhje me përdorimin e saktë të të gjitha shkronjave shqipe. Gjithashtu pajtohem me mendimin e Gentës "Mospërdorimi i kësaj gërme tregon nivel të ulët gjuhësor e kulturor të shkruesit/folësit e, aq më tepër, të një përkthyesi".
Është ironi dhe keqardhje që vetë profesionistët nuk dinë ose përtojnë ta mbajnë dhe ta shkruajnë gjuhën shqipe të pastër e pa gabime.
Mendoj që kjo nismë të përhapet edhe në fushën e përgjigjeve të pyetjeve KudoZ, sidomos të atyre që futen në fjalor.
Gjithë të mirat,
Monika ▲ Collapse | | | Aucun modérateur n'est spécifiquement affecté à ce forum Pour rapporter des violations des règles du site ou pour obtenir de l'aide, veuillez contacter l'équipe du site » Përdorimi i germave shqipe në forumin shqip Protemos translation business management system | Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!
The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.
More info » |
| Anycount & Translation Office 3000 | Translation Office 3000
Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |